Organizata:                        Caritas Shqiptar

Pozicioni:                             Mjek

Departamenti:                  Anti-Trafikimit dhe Migracionit

Vendodhja:                         Gjirokaster

Varet & raporton tek:    Menaxheri i Projektit

 

Konteksti/Përmbledhje e punës:

Caritas-i Shqiptar në  bashkëpunim me UN WOMEN me mbështetjen e Agjencise Austriake per Zhvillim  po zbaton një projekt në mbrojtje të të drejtave të migrantëve, refugjatëve dhe azil-kërkuesve  që identifikohen në Shqipëri. Projekti synon përmirësimin e kushteve të pritjes në kufij dhe forcimin e  kapaciteteve institucionale  për të menaxhuar flukset e migracionit të përzier, me fokus fëmijët e pashoqëruar, gratë në rrezik nga trafikimi dhe dhuna, të mbijetuarat e dhunës/ trafikimit dhe abuzimit. Ky projekt do të realizohet përmes identifikimit të rasteve, mbështetjes psiko-sociale dhe mjekesore dhe intervistimit  duke rritur aksesin e tyre në infomacion, këshillim dhe referim ne sistemin e shërbimeve sociale në nivel lokal apo qendror.

Mjeku do të punojë me kohë të plotë dhe është përgjegjës për zbatimin e projektit duke ofruar ndihmë mjeksore sipas nevojave në pikat kufitare të zones ku zbatohet projekti, këshillimin mjekesor për gratë dhe femijët si dhe përgatitjen e analizës së nevojave për Caritas-in Shqiptar, bashkëpunim me aktore të tjerë institucional si dhe kryerjen e detyrave të deleguara nga manaxheri.

Projekti zbatohet në qarkun e Gjirokastrës. 

 

Përgjegjesitë Specifike

  • Siguron ndihmë urgjente mjekësore për femijet, gratë dhe vajzat gjatë qëndrimit në mjediset e pritjes së përkohshme;
  • Siguron mbështetje dhe këshillim mjekësor për femijet, gratë dhe vajzat për shëndetin riprodhues dhe çështje të tjera të kujdesit shëndetësor;
  • Siguron mbështetje mjekësore për autoritetet në dhënien e përgjigjes së parë për ata që akomodohen në qendrat e pritjes;
  • Mbështet stafin e zyrës në identifikimin e viktimave të mundshme të dhunës;
  • Mbështet stafin e zyrës në referimin e mëtejshëm të viktimave të mundshme të dhunës për shërbime të specializuara;
  • Koordinon me Policine e Kufirit dhe Migracionit rastet e referimeve ne spital per personat në gjendje të rënduar;
  • Kryen një analize të nevojave më të shpeshta të lidhura me nevojat mjekësore të personave në mjediset e pritjes së përkohshme;
  • Përgatit raporte javore, raporte mujore dhe raportin përfundimtar sipas nevojave;
  • Sigurohet që të gjithë aktivitetet të jenë të koordinuara me stafin e projektit të Caritas Shqiptar.
  • Ndihmon në koordinimin, furnizimin dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare sipas nevojave të projektit.
  • Angazhohet edhe jashte orarit të punës.

 

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar studimet në mjeksi;
  • Të ketë eksperiencë pune në profesion te pakten 1 vjeçare;
  • Preferohet të ketë njohuri shumë të mirë të gjuhës angleze;
  • Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike;
  • Është e detyrueshme të ketë patentë makine të klasit B dhe makine personale per të levizur sipas nevojave te punës;

 

Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencat:

  • Aftësi në zgjidhjen e problemeve komplekse, si dhe aftësi të mira komunikimi & ndërveprimi
  • Aftësia për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me përfituesit e projektit, policinë, përfaqësues të qeverisë dhe partnerëve lokalë
  • Aftësi të mira organizative
  • Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup
  • Angazhim ndaj vlerave dhe Misionit të Caritas-it
  • Të respektoje gjatë punës Doktrinën Sociale te Kishës Katolike

 

Dokumentacioni i nevojitur për aplikim

  • Letër motivimi
  • CV e detajuar
  • 2 kontakte për referenca nga punonjës të mëparshëm

 

Afati i dorëzimit

Dokumentat e nevojitura duhen të dërgohen në adresën e mëposhtme brenda datës 24.07.2021

Adresa: Rruga -Don Bosko; Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327  ose në adresën e email: caritasalbania@caritasalbania.org

Kohëzgjatja e pozicionit është  27 korrik  2021 deri me 15 tetor  2021. Ky pozicion mbyllet sipas dates se parashikuar ne njoftim.

Ju njoftojmë se do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.