Organizata:                       Caritas Shqiptar

Pozicioni:                            Përkthyes/e

Departamenti:                 Anti-Trafikimit dhe Migracionit

Vendodhja:                        Gjirokastër

Varet & raporton tek:   Menaxheri i Projektit

 

Konteksti/Përmbledhje e punës:

Caritas-i Shqiptar në  bashkëpunim me UN WOMEN me mbështetjen Agjencine Austriake per Zhvillim  po zbaton një projekt në mbrojtje të të drejtave të migrantëve, refugjatëve dhe azil-kërkuesve  që identifikohen në Shqipëri. Projekti synon përmirësimin e kushteve të pritjes në kufij dhe forcimin e  kapaciteteve institucionale  për të menaxhuar flukset e migracionit të përzier, me fokus fëmijët e pashoqëruar, gratë në rrezik nga trafikimi dhe dhuna, të mbijetuarat e dhunës/ trafikimit dhe abuzimit. Ky projekt do të realizohet përmes identifikimit të rasteve, mbështetjes psiko-sociale dhe intervistimit  duke rritur aksesin e tyre në infomacion, përkthim, këshillim dhe referim ne sistemin e shërbimeve sociale në nivel lokal apo qendror.

Përkthyesi/ja do të punojë me kohë të plotë dhe është përgjegjës/e për zbatimin e projektit duke ofruar përkthim sipas nevojave në pikat kufitare të zonës ku zbatohet projekti,  punën në zyrë, logjistikën, përgatitjen e raporteve për Caritas-in Shqiptar, bashkëpunim me aktorë të tjerë institucional, kryerjen e detyrave të deleguara nga menaxheri, kryerjen e të gjitha aktiviteteve të projektit dhe koordinimin.

Projekti zbatohet në qarkun e Gjirokastres.  

 

Përgjegjesitë Specifike

  • Përkthen për psikologen, stafin e Caritas Shqiptar dhe punonjës/e të policisë së Migracionit dhe Kufirit gjithçka që thuhet gjatë intevistës me Refugjatët dhe Azil-Kërkueset vajza dhe gra  pa ndryshuar ose shtuar asgjë.
  • Të zbatojë parimet e përgjithshme për mbrojtjen, ruajtjen, sigurinë dhe administrimin e informacionit konfidencia
  • Ndihmon në përgatitjen dhe përkthimin e dokumentacionit të Refugjatëve dhe azil-kërkueseve, marrëveshjeve dhe korrespondencës për zbatimin e projektit.
  • Organizon dhe zbaton aktivitetet e projektit dhe ndihmon zyrën lokale dhe departamentin.
  • Përgatit raporte javore, raporte mujore dhe raportin përfundimtar sipas nevojave.
  • Siguron që të gjitha aktivitetet të koordinohen me Qendrën Sociale në bashki, Policinë e Kufirit dhe Migracionit, UN WOMEN, UNHCR dhe Avokatin e Popullit në zonën e zbatimit të projektit.
  • Komunikon me përfitueset dhe përfaqësuesit/et e autoriteteve lokale dhe komuniteteve dhe angazhohet për përparimin e këtij komunikimi.
  • Të sigurohet që të gjithë aktivitetet të jenë të koordinuara me stafin e projektit në Caritas Shqiptar dhe UN WOMEN.
  • Të ndihmojë në koordinimin, furnizimin dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare sipas nevojave të projektit.
  • Të angazhohet edhe jashte orarit të punës.

     

   Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar studimet në gjuhën arabe/ persiane/ pashtu/ urdu ose farsi.
  • Të ketë eksperiencë pune në fushën e perkthimit.
  • Preferohet person me eksperiencë të paktën 1 vjeçare në fushën e perkthimit.
  • Preferohet të ketë njohuri shumë të mirë të gjuhës angleze
  • Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike
  • Është e detyrueshme të ketë patentë makine të klasit B dhe makine personale per të levizur sipas nevojave te punës.

 

Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencat:

  • Aftësi në zgjidhjen e problemeve komplekse, si dhe aftësi të mira komunikimi & ndërveprimi
  • Aftësia për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me përfituesit e projektit, policinë, përfaqësues të qeverisë dhe partnerëve lokalë
  • Aftësi të mira organizative
  • Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup
  • Angazhim ndaj vlerave dhe Misionit të Caritas-it
  • Të respektoje gjatë punës Doktrinën Sociale te Kishës Katolike

 

Dokumentacioni i nevojitur për aplikim

  • Letër motivimi
  • CV e detajuar
  • 2 kontakte për referenca nga punonjës të mëparshëm

 

Afati i dorëzimit

Dokumentat e nevojitura duhen të dërgohen në adresën e mëposhtme brenda datës 06.07.2021 Adresa: Rruga -Don Bosko; Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327  ose në adresën e email: caritasalbania@caritasalbania.org

Data e parashikuar për të filluar punë, është  10 korrik 2021 deri me 15 tetor 2021. Ky pozicion mbyllet sipas dates se parashikuar ne njoftim.

Ju njoftojmë se do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.