Organizata:                      Caritas Shqiptar

Pozicioni:                            Përkthyes/e

Departamenti:                 Anti-Trafikimit dhe Migracionit

Vendodhja:                         Bilisht/ Korçë

Varet & raporton tek:    Menaxheri i Projektit

 

Konteksti/Përmbledhje e punës:

Caritas-i Shqiptar në  bashkëpunim me UN WOMEN me mbështetjen  e Qeverisë Norvegjeze për fondin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm po zbaton një projekt në mbrojtje të të drejtave të migrantëve, refugjatëve dhe azil-kërkuesve  që identifikohen në Shqipëri. Projekti synon përmirësimin e kushteve të pritjes në kufij dhe forcimin e  kapaciteteve institucionale  për të menaxhuar flukset e migracionit të përzier, me fokus fëmijët e pashoqëruar, gratë në rrezik nga trafikimi dhe dhuna, të mbijetuarat e dhunës/ trafikimit dhe abuzimit. Ky projekt do të realizohet përmes identifikimit të rasteve, mbështetjes psiko-sociale dhe intervistimit  duke rritur aksesin e tyre në infomacion, përkthim, këshillim dhe referim ne sistemin e shërbimeve sociale në nivel lokal apo qendror.

Përkthyesi/ja do të punojë me kohë të plotë dhe është përgjegjës/e për zbatimin e projektit duke ofruar përkthim sipas nevojave në pikat kufitare të zonës ku zbatohet projekti,  punën në zyrë, logjistikën, përgatitjen e raporteve për Caritas-in Shqiptar, bashkëpunim me aktorë të tjerë institucional, kryerjen e detyrave të deleguara nga menaxheri, kryerjen e të gjitha aktiviteteve të projektit dhe koordinimin.

Projekti zbatohet në qarkun e Korçës.

 

Përgjegjesitë Specifike

  • Përkthen për psikologen, doktorin, stafin e Caritas Shqiptar dhe punonjës/e të policisë së Migracionit dhe Kufirit gjithçka që thuhet gjatë intevistës me Refugjatët dhe Azil-Kërkueset vajza dhe gra  pa ndryshuar ose shtuar asgjë.
  • Të zbatojë parimet e përgjithshme për mbrojtjen, ruajtjen, sigurinë dhe administrimin e informacionit konfidencia
  • Ndihmon në përgatitjen dhe përkthimin e dokumentacionit të Refugjatëve dhe azil-kërkueseve , marrëveshjeve dhe korrespondencës për zbatimin e projektit.
  • Organizon dhe zbaton aktivitetet e projektit dhe ndihmon zyrën lokale dhe departamentin.
  • Përgatit raporte javore, raporte mujore dhe raportin përfundimtar sipas nevojave.
  • Siguron që të gjitha aktivitetet të koordinohen me Qendrën Sociale në bashki, Policinë e Kufirit dhe Migracionit, UN WOMEN, UNHCR dhe Avokatin e Popullit në zonën e zbatimit të projektit.
  • Komunikon me përfitueset dhe përfaqësuesit/et e autoriteteve lokale dhe komuniteteve dhe angazhohet për përparimin e këtij komunikimi.
  • Të sigurohet që të gjithë aktivitetet të jenë të koordinuara me stafin e projektit në Caritas Shqiptar dhe UN WOMEN.
  • Të ndihmojë në koordinimin, furnizimin dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare sipas nevojave të projektit.
  • Të angazhohet edhe jashte orarit të punës.

 

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar studimet në gjuhen arabe/ persiane/ pashtu/ urdu ose farsi.
  • Të ketë eksperiencë pune në fushën e perkthimit.
  • Preferohet person me eksperiencë të paktën 1 vjeçare në fushën e perkthimit.
  • Preferohet të ketë njohuri shumë të mirë të gjuhës angleze
  • Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike
  • Është e detyrueshme të ketë patentë makine të klasit B dhe makine personale per të levizur sipas nevojave te punës.

 

Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencat:

  • Aftësi në zgjidhjen e problemeve komplekse, si dhe aftësi të mira komunikimi & ndërveprimi
  • Aftësia për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me përfituesit e projektit, policinë, përfaqësues të qeverisë dhe partnerëve lokalë
  • Aftësi të mira organizative
  • Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup
  • Angazhim ndaj vlerave dhe Misionit të Caritas-it
  • Të respektoje gjatë punës Doktrinën Sociale te Kishës Katolike

 

Dokumentacioni i nevojitur për aplikim

  • Letër motivimi
  • CV e detajuar
  • 2 kontakte për referenca nga punonjës të mëparshëm

 

Afati i dorëzimit

Dokumentat e nevojitura duhen të dërgohen në adresën e mëposhtme brenda datës 17.06.2021 Adresa: Rruga -Don Bosko; Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327  ose në adresën e email: caritasalbania@caritasalbania.org

Kohëzgjatja e pozicionit është 5 muaj  dhe data e parashikuar është  23 qershor  2021 deri me 23 nentor 2021. Ky pozicion mbyllet sipas dates se parashikuar ne njoftim.

Ju njoftojmë se do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.