Organizata:                                        Caritas Shqiptar

Pozicioni:  Menaxher Programi+PR/Zëvëndësim Leje Lindje

Departamenti:                                   Ekonomia Sociale dhe Aftësia e Kufizuar

Vendodhja:                                        Tiranë

Varet & raporton tek:                        Pergjegjesi i Departamentit

Kohezgjatja e kontrates:                   6 mujore

 

KONTEKSTI I PROJEKTEVE NE NGARKIM:

 Projektet per te cilat hapet thirrja per Menaxher+PR, do te jene si me poshte te renditura:

Menaxher – Projekti CONEX Balkans: është një projekt rajonal, i cili po zbatohet në 6 vende të Ballkanit Perëndimor me një kohëzgjatje dy vjeçare, duke synuar të adresojë dhe lehtësojë pasojat socio-ekonomike dhe humanitare të kësaj pandemie.

Me një kombinim të aktiviteteve humanitare dhe zhvillimit afat-gjatë, Projekti CONEX Balkans synon të arrijë grupe njerëzish nga komunitetet më të margjinalizuara, të cilët kanë vuajtur më së shumti gjatë krizës së COVID-19, konkretisht të moshuarit, gratë e papuna, personat me aftësi të kufizuara dhe anëtarë të komunitetit rom.

Menaxher – Projekti ELBA plus (Emergenza Lavoro nei Balkani): është vazhdimi dhe zhvillimi i përbashkët i projektit ELBA dhe i projektit Erasmus Plus “EmployYourself”. Ky projekt eshte rajonal dhe perfshin rrjetin Caritas, Kishen Katolike, OJF, organizatat rinore si dhe ndermarrjet sociale duke i fuqizuar nepermjet promovimit e perfshirjes sociale si dhe nepermjet ekonomise sociale.

Ky projekt konsiston ne luften kunder krizes ekonomike ne Europen Juglindore duke propozuar zgjidhje te qendrueshme, shanse te barabrta sociale, duke ofruar pergjigje innovative kundrejt fashave vulnerable te popullsise, duke mbeshtetur perfshirjen e tyre.

Menaxher – Projekti INCLUSION plus: Projekt I cili I dedikohet personave me aftesi te kufizuara dhe fuqizimit te tyre ne dy zona te Shqiperise: Vau Dejes dhe Kurbin. Vazhdim I nje programi 13 vjecar ne Caritas Shqiptar dhe I mbeshtetur financiarisht nga Agjencia Austriake per Zhvillim e Caritas Austria. Projekti nder vite ka synuar fuqizimin e PAK nepermjet qendrave te keshillimit duke ju ofruar asistence sociale dhe ligjore si dhe duke formuar nje grup konsulentesh qe ofrojne keshillim mes te barabartesh (peer counsleing) prane ketyre qendrave kudnrejt personave me aftesi te kufizuara gjithashtu.

PR – per Caritas Shqiptar dhe per Programin YourJob: Ky pozicion e ngarkon personin per te publikuar dokumenta te ndryshem ne webin e Caritas Shqiptar si dhe Facebook te organizates sipas nevojave dhe kerkesave te Departamenteve ne Caritas.

Program rajonal të quajtur YourJob (Youth Overcoming Unemployment Regionally through Job Opportunities on the Balkans) me qëllim rritjen e punësimit tek të rinjtë në Ballkanin Perëndimor. Ky program do të kontribuojë në punësimin e të rinjve dhe krijimin e mundësive konkrete për punë për të rinjtë në Europën Juglindore. Programi po zbatohet në kuadrin e një shkalle të lartë papunsie të të rinjve në rajonin e Ballkanit.

Përgjegjesitë Specifike si menaxher:

  • Mbikëqyrja e planifikimit dhe zbatimit të projektit;
  • Hartimi i një plani të detajuar të punës i cili parashikon aktivitetet e nevojshme për të zbatuar me sukses projektin;
  • Përcaktimi i burimeve (koha, paratë, pajisjet etj) të nevojshme për të zbatuar projektin;
  • Përcaktimi i masave dhe objektivave mbi të cilat do të vlerësohet projekti;
  • Menaxhimi i stafit të projektit në përputhje me politikat dhe praktikat e organizatës;
  • Zbatimi i projektit sipas planit të tij;
  • Monitorimi i progresit te aktiviteteve për të siguruar sukses gjate zbatimit të projektit;
  • Mbikëqyrja e punës së kryer nga ekipi i projektit për të siguruar plotësimin e standarteve të projektit;
  • Hartimi i raporteve teknike të zbatimit të projektit;
  • Mbikëqyrja e zbatimit të buxhetit dhe aktiviteteve;
  • Mbledhja e të dhëna dhe dokumentimi i zbatimit të aktiviteteve të projektit;
  • Përfaqësimi i projektit tek donatori dhe të tretët.

Përgjegjesitë Specifike si PR:

  • Të sigurojë vizibilitetin dhe të pasqyrojë Facebook dhe Instagram të projektit YourJob, të gjitha aktivitetet që organizohen në kuadër të
  • Të mbajë kontakte me PR të vendeve partnere në projektin YourJob si dhe t’u përgjigjet kërkesave të projektit në lidhje me
  • Përditesimin e informacioneve, artikulimin dhe shpalljen e komunikatave në lidhje me aktivitetet që do të mundësohen gjatë jetëgjatësisë së projekteve por edhe info të tjera në lidhje me evente të mundësuara në kuadër të
  • Përditësimin me rezultate dhe gjetjet e projektit, ndarjen e eksperiencave të fituara nga zbatimi i projektit, publikimi i rasteve të
  • Vendosja e kontakteve, krijimi i rrjetit dhe mbajtja e komunikimit të vazhdueshëm me përfaqëuses të medias në
  • Kryerja e vizitave të rregullta në terren, në zonat e zbatimit të projektit me qëllim shkrimin e artikujve për të përgatitur artikuj sipas programit të

Kualifikimet

  • Diplomë universitare relevante
  • Të paktën 2 vjet përvojë pune të mëparshme;
  • Trajnime dhe kualifikime brenda ose jashtë vendit;
  • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikimi;
  • Aftësi të shkëlqyera për të punuar nën presion dhe për të ruajtur afatet;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze dhe shqipe dhe aftësi
  • Patentë të klasit

 

Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencat:

  • Aftësi në zgjidhjen e problemeve komplekse, si dhe aftësi të mira komunikimi & ndërveprimi;
  • Aftësia për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me përfituesit e projektit, përfaqësues/e të institucioneve dhe partnerëve lokalë;
  • Aftësi të mira organizative;
  • Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup;
  • Angazhim ndaj vlerave dhe Misionit të Caritas-it

Dokumentacioni i nevojitur për aplikim

  • Letër motivimi
  • CV e detajuar

Afati i dorëzimit 

Dokumentat e kërkuara duhet të dërgohen në adresat e emailit të mëposhtme brenda datës 05.10.2021: 

caritasalbania@caritasalbania.org

j.bici@caritasalbania.org

Ju njoftojmë se do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.