Nxënës të Shkollës së Mesme të Capljina, të cilët ndjekin lëndën e inxhinierisë mekanike, do të kryejnë praktikë një-mujore mbi makineritë CNC ku do të trajnohen profesionalisht nga pedagogë të çertifikuar në Intera Teknologji Park në Mostar.

Praktika është organizuar për 27 nxënës të viteve të dyta dhe të katërta të shkollës së mesme, të cilët shoqërohen nga mësuesi i shkollës së tyre në orë praktike. Kjo praktikë është mundësuar nga programi YourJob, në bashkëpunim me Shkollën e Mesme të Capljina, Shoqatën e Sipërmarrësve të Hercegovinës, Intera Teknologji Park dhe Caritas-in Dioqezan të Mostar-Duvno dhe atë të Trebinje-Mrkan. Nxënësit nga Capljina ndjekin leksione praktike në Mostar dhe transporti i tyre bëhet me një furgon të Caritas-it.

Praktika zhvillohet në një ditë të plotë, një herë në javë dhe do të zgjasë plot një muaj: kjo do të thotë që çdo ditë një grup tjetër ndjek leksionet praktike. Nxënësit kryejnë ushtrime praktike dhe dëgjojnë leksione teorike nga ekspertë të Intera. Disa nxënës theksuan që ishin shumë të kënaqur që i është mundësuar kjo praktikë, pasi mësojnë shumë duke përdorur makineritë. Nxënësit marrin pjesë në klasa në grupe të vegjël, duke pasur kështu një qasje individuale.