Pas diplomimit në Fakultetin e Ekonomisë në Niš, Dusan Brankovic nga Aleksinac u përball me problemin më të madh të të rinjve në Aleksinac dhe në të gjithë Serbinë – kërkimi për një vend pune. Falë programit YourJob, këtij djali të ri njëzetepesë vjeçar iu dha mundësia për praktikë tek Grammer. I kërkuam Dusanit të ndajë përvojën e tij me ne. Ja çfarë na tha ai.

– Pjesa më e madhe e punëdhënësve kërkojnë punonjës me përvojë dhe janë të pakët ata që janë të gatshëm ti japin fillestarëve si unë mundësinë për ta fituar këtë përvojë. Kam dëgjuar nga të tjerët dhe në mediat sociale për YourJob dhe u përfshiva në aktivitetet e projektit. Shpejt u plotësua dëshira ime për të fituar përvojë pune në një kompani të madhe si Kompania Grammer. Aktualisht unë punoj në Departamentin e Prokurimeve. Çdo ditë përpiqem fort të jem sa më produktiv. Duke kryer detyrat që më delegon drejtuesi im, përpiqem të mësoj sa më shumë të jetë e mundur. E vlerësoj shumë faktin që më është dhënë kjo mundësi për të fituar përvojën e nevojshme dhe jam i sigurtë se njohuritë që kam fituar do më ndihmojnë shumë në karrierën time.

Unë do i këshilloja të gjithë të rinjtë në Serbi që të aktivizohen e të kërkojnë në kohë për projekte të ngjashme, pasi kjo do ti ndihmojë të hedhin hapin më të vështirë, hapin e parë dhe të fitojnë përvojën e nevojshme.

Për shkak të situatës së emergjencës të shkaktuar nga Covid-19, praktika e Dusanit aktualisht është lënë pezull. Shpresojmë që ai do të kthehet shpejt në vendin e tij të punës dhe të bëhet ekspert në punën e tij.