Janë ndërmarrë disa aktivitete për t’iu përgjigjur kërkesave të të rinjve të Bashkisë së Vitija-s, të cilët kërkojnë punë, si dhe kërkesave të kompanisë “Elektro Stublla” që është e interesuar në punësimin e qëndrueshëm të të rinjve të aftë. Aktiviteti/intervista e parë është organizuar më 10 mars 2020, për 20 të rinj të interesuar për të gjetur punë, nga Bashkia e Vitia-s (përfshi fshatrat më të largët). 10 të rinjtë më bindës (më poshtë përfituesit) janë përzgjedhur për një proces të mëtejshëm.
Më 16 mars 2020 janë nënshkruar kontratat me përfituesit e përzgjedhur. Siç parashikohej, hapi tjetër i përfituesve është kryerja e praktikës profesionale dhe çertifikimi i tyre nga profesori i elektronikës, z. Muhabi Isaku.
Sipas planit, hapi tjetër për përfituesit më të aftë do të jetë pjesëmarrja në një fazë prove, siç është rënë dakord, në kompaninë “Elektro Stublla”. Përfituesit që shfaqin aftësi të mjaftueshme do të kenë mundësinë të punësohen në kompani për më gjatë.
Aktualisht, për shkak të situatës së COVID-19, aktivitetet janë pezulluar për tu zbatuar sapo ti kthehemi kushteve normale të punës.