Tiranë me 25/06/2020

OBJEKT:                                      Thirrje për pjesëmarrje në tender

Të nderuar Z./Znj.

Caritas-i Shqiptar është një organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave dhe Programi i Shërbimeve Doganore. Duke përdorur rrjetin unik të famullive, kishave katolike shqiptare dhe komuniteteve fetare.

Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.

Misioni

Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

Parimet dhe Vlerat

  • Respektimi i të drejtave të njeriut
  • Drejtësia sociale
  • Respektimi i dinjitetit njerëzor
  • Paqja
  • Përfshirja e vullnetarëve
  • Respektimi i kulturës dhe diversitetit
  • Të njëjtë dhe të barabartë
  • Solidaritet

Autoritet Prokurues:                          Caritas Shqiptar

Objekti i Tenderit:                              Produkte Promocionale

Nr. i Referencës:                                 ITB-01-ADM-20

Lloji i Procedurës:                              Ftesë për ofertë (ITB)

Data e Njoftimit të tenderit:             25/06/2020

Data e mbylljes së njoftimit:            03/07/2020 Ora: 12:00

Kohëzgjatja e kontratës:                   1 (një) vit


Në kuadër të projekteve të ndryshme që Caritas Shqiptar implementon, herë pas here kërkohet dizajni dhe printimi i produkteve të ndryshme promocionale.

CARITAS SHQIPTAR KËRKON:

Blerjen e produkteve promocionale dhe për këtë ftohen të gjitha kompanitë të cilat kanë si objekt veprimtarie shërbimin e kërkuar, të paraqesin ofertat e tyre para datës 03/07/2020.

MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER

Hartimi i ofertës

Dokumentat qe duhen paraqitur janë si mëposhtë:

  1. Ekstrakt historik i subjektit
  2. CV e punimeve
  3. Oferta Financiare sipas formatit Aneks RFQ 2 (Shkarko formatin)

Subjektet duhet të dorëzojnë dorazi, vetëm ofertën origjinale të futur në një zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:

“Ofertë për Produkte Promocionale; ITB-01-ADM-20”

Caritas Shqiptar

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet. Caritas Shqiptar mundet të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar me shkrim të gjitha kompanitë pjesëmarrëse ose duke bërë publik njoftimin për shtyrje afati.

Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lekë), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshihet TVSH ose jo.

Gjithë dokumentacioni i ofertës duhet të përgatitet në gjuhën shqipe.

Çdo gabim në formulimin e ofertës do të shqyrtohet nga komisioni dhe nëse vlerësohet si e nevojshme do të kontaktohet subjekti për sqarime të mëtejshme.

Për çdo paqartësi në plotësimin e ofertës mund të kontaktoni në caritasalbania@caritasalbania.org ose a.leka@caritasalbania.org

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Kriteret/Formula e vlerësimit

Komisioni i vlerësimit do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse kompania është e përshtatshme në lidhje me kërkesat e paraqitura nga Caritas Shqiptar.

Ofertat të cilat nuk janë të plotësuara me dokumentacionin përkatës do të skualifikohen për mungesë dokumentacioni.

Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e çmimit më të mirë.