Programi i parë i trajnimit për të rinjtë sipërmarrës të ardhshëm në kuadër të projektit YourJob filloi të mërkurën, 10 mars, në Hotel “Andrevlje Ceptor”, në Fruska Gora, dhe vazhdon deri të premten, 13 mars. Në këtë trajnim katër ditor, njëzet të rinj ambiciozë nga Aleksinac, Zrenjanin dhe Ruma do të kenë mundësi të marrin njohuri për të nisur dhe drejtuar biznesin e tyre (social).

Trajnimi bëhet nga z. Neven Marinovic dhe znj. Ivana Stancic, trajnues të njohur nga Smart Collective, një organizatë jo-fitimprurëse, lider në promovimin e konceptit të përgjegjësisë së përbashkët sociale dhe zhvillimin e sipërmarrjes sociale në Serbi.

Gjithashtu, sipërmarrës dhe biznesmenë me përvojë do të ndajnë me të rinjtë përvojat e tyre. Edhe konsulentët e Inkubatorit Rinor të YourJob nga Aleksinac, Zrenjanin dhe Ruma do të ndjekin trajnimin. Ky është i pari ndër tre programet e trajnimit që organizohet në kuadër të programit YourJob.   

Objektivi i përgjithshëm i projektit YourJob (Kapërcimi i Papunësisë së të Rinjve në nivel Rajonal përmes Mundësive të Punësimit në Ballkan) është shtimi i punësimit të të rinjve dhe fuqizimi i tyre për të hyrë në tregun e punës. Programi financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim, Caritas Austria dhe Renovabis dhe zbatohet në Serbi nga Caritas Serbia, Caritas Zrenjanin, Caritas Srem dhe Caritas Aleksinac. Projekti po zbatohet në Zrenjanin, Ruma dhe Aleksinac.