Në kuadër të Programit të Veprimit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri 2014-2020, bazuar në Instrumentin e Asistencës Përpara Aderimit (IPA II), Caritas-i Shqiptar, së bashku me Caritas-in e Malit të Zi si lider i projektit dhe partnerët e tyre respektivë – Shoqatën e Paraplegjikëve të Tivarit dhe Projektin “Shpresa”, Shkodër, nisën zbatimin e projektit “A.C.C.E.N.T – Aksesueshmëri, Ndërgjegje qytetare, Punësim për personat me aftësi të kufizuara, si një prirje e re” ka ne program trajnimin si më poshtë:
Trajnimi “KRIJIMI I NJË BIZNESI SOCIAL” për të çuar përpara një qëllim social në një mënyrë të qëndrueshme financiarisht për personat me aftësi të kufizuar i cili organizohet ne Shkoder në ambientet e GOLDEN HOTEL PALACE.
Trajnimi është 4-ditor dhe do të zhvillohet brenda shtrirjes kohore 10 dhe 18 qershor, konkretisht në datat 10-11 qershor dhe 17-18 qershor 2022 me qëllim aftësimin e personave me aftësi të kufizuar në fushën e sipërmarrjes sociale.
Pjesëmarrësit në këtë aktivitet duhet të jenë nga Bashkitë Lezhë dhe Shkodër pasi këto janë zonat e zbatimit të Projektit A.C.C.E.N.T të financuar nga Bashkimi Europian.
Të interesuarit të aplikojnë nëpërmjet formatit online, gjeni linkun më poshtë: