BOOTCAMP 1

 

Programi YourJob Shqipëri, organizoi nga data 10 deri më 13 Tetor 2023 në Durrës, një ndër aktivitetet më të rëndësishme të programit YourJob, trajnimi BootCamp.

Në këtë aktivitet, morën pjesë 23 të rinj nga Shkodra, Lezha, Vau i Dejës, Kurbini dhe Kamza të cilët morën trajnim intensiv duke trajtuar me detaje të gjithë komponentët e ngritjes dhe funksionimit të një biznesi. Patëm fatin që trajnimi 4 ditor, të mbahej nga eksperti i Sipërmarrjes në Shqipëri, Z. Shkelzen Marku me një eksperiencë mjaft të sukseshme gjatë fazës së parë te YourJob.

Disa nga tematikat e trajtuara ishin: Strukturimi i modelit të biznesit, Klientët e synuar, Analiza e tregut e konkurencës, Përcaktimi i burimeve, Përcaktimi i partnerëve të mundshëm, Analiza e kostove, investimeve dhe të ardhurave.

Të gjithë këta komponentë, u trajtuan nga eksperti duke i konkretizuar me shembuj konkretë si dhe duke kërkuar nga të rinjtë bashkëbisedim dhe ndarje të ideve.

Një nga pikat kryesore të këtij aktiviteti 4-ditor, ishte dhe prezantimi i ideve të biznesit nga secili prej të rinjve, të cilat ishin: parukeri, pune me dorë artizanale, ngritja e një qendre fizioterapie, përpunim i boronicës, berber, hapja e një lavanterie etj. Idetë e tyre të sipërmarjes ishin të larmishme dhe u prezantuan me shumë pasion nga secili. Ajo që është e rëndësishme të theksohet është se të rinjtë vijnë nga familje me nivel të ulët ekonomik dhe me probleme të shumta sociale të cilët nuk mund të mbështesin fëmijët e tyre në idetë e biznesit.

BootCamp ofron mundësi konkrete dhe reale për të rinjtë që të ngrejnë një biznes dhe pikërisht ky trajnim është një fuqizim i aftësive të tyre sipërmarrëse.