Eventi i kartolinave është kthyer tashmë në një traditë për ekipin e Caritas Shqiptar. Projekti “Shtegu i mundësive” përmbyll aktivitetet e fundvitit në IEVP Ali Demi. Gratë kompozuan kartolina me materiale të ndryshme festive për personat e tyre më të dashur. Dëshirat e aspiratat për të ardhmen u përcollën midis njëra tjetrës, duke lehtësuar disi efektet negative te izolimit. Në këtë aktivitet përmbyllës për vitin e ri, nëpërmjet kompozimit të kartolinave përpiqemi të sjellim në vëmendje dimensionin njerëzor në festa, heqjen e barrierave dhe ngrohtësinë familjare në kushtet e lirisë së kufizuar. Këtij aktiviteti ju bashkangjitën edhe grupi i vullnetarëve Italianë të cilët asistuan në mbarëvajtjen e tij. Në përfundim, ekipi shpërndahu panetone për të gjitha gratë, me urimin për një vit të mbarë e plot shpresë.
The postcard event has already become a tradition for the Caritas Albania team. The “Path of Opportunities” project concludes the year’s end activities at the Ali Demi Penitentiary Institution. The women composed postcards with various festive materials for their loved ones. Desires and aspirations for the future were conveyed to each other, somewhat alleviating the negative effects of isolation. In this closing activity for the new year, through the composition of postcards we try to bring to attention the human dimension in the holidays, the removal of barriers and family warmth in conditions of limited freedom. In this activity a group of Italian volunteers joined and assisted in its development. In the end, the team distributed “panetone” to all the women, wishing them a happy and hopeful year.