Nga data 1 shkurt 2021, në kuadër të Skemës së Subgranteve të projektit SOCIETIES 2, që Caritas-i Shqiptar po zbaton me fonde të Bashkimit Evropian, Klubi i Prindërve të Fëmijëve me ÇSA ka nisur zbatimin e projektit “Transporti Gjithëpërfshirës”.

Projekti synon që, përmes një rrjeti vullnetarësh që ofrojnë shërbimin e shoqërimit të personave me aftësi të kufizuara, të zgjerojë pavarësinë e lëvizjes së tyre.
Vetem për muajin nëntor, janë kryer 56 lëvizje me mjete të transportit publik.

Mungesa e infrastrukturës dhe problemet që hasen nuk duhet të jenë një alibi mosveprimi. Ato përkundrazi do të duhet të bëhen shtysa jonë më e madhe, duke mbështetur sot shërbime asistive në transport që do të nxisin përmirësimin e infrastrukturës në të ardhmen.