Ky është mesazhi i Shkëlqesisë së Tij Arqipeshkëvit Angelo Massafra – President i Caritas-it Shqiptar

 

Nga Athina, ku gjendem këto ditë për të marrë pjesë në asamblenë e Ipeshkëvinjve evropianë mbi temën e ruajtjes së gjithësisë, marr pjesë me ankth e shqetësim në gjendjen e katastrofës natyrore që ka goditur tokën tonë duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha në njerëz e objekte.

Unë jam afër familjeve që kanë pësuar humbje si dhe të gjithë  atyre që kanë humbur shtëpitë e tyre e të mirat materiale. Të gjithë ia paraqes mirësisë së Hyut mëshirëplotë në lutje; por në të njëjtën kohë, si president i Caritas-it Shqiptar, garantoj përfshirjen faktike aktive për të lehtësuar vështirësitë.

Hyu pastë mëshirë për ne, e pushoftë këtë shuplakë (goditje) që periodikisht po trondit tokën tonë si dhe uroj që këto rrethana të ushqejnë dhe t’i shtyjnë të gjithë drejt ndihmës reciproke dhe solidaritetit vëllazëror, i cili, në momente si ky, duhet të na gjejë më të bashkuar se kurrë.

 

Me gjithë bekimin tim

 

+ Angelo Massafra O.F.M.

Arqipeshkëv Metropolit i Shkodrës

President i  Caritas-it Shqiptar

 

Raport i perditesuar i termetit (ALB)

Report Aggiornamento terremoto (IT)