Programi YourJob, gjatë tre viteve të zbatimit të tij, ofron disa aktivitete të ndryshme për të rinjtë që kërkojnë punë apo që duan të investojnë në zhvillimin e tyre profesional. Këshilluesit e Karrierës në Mostar, Capljina dhe Banja Luka organizuan 14 seanca informimi në periudhën janar-mars 2020, me qëllim që ti prezantonin të rinjve, prindërve të tyre dhe të interesuarve të tjerë aktivitetet e planifikuara, mundësitë që ofron programi dhe benefitet që mund të kenë të rinjtë përmes pjesëmarrjes aktive në këtë program.

Aktivitetet e planifikuara të YourJob janë: konsulencë profesionale mbi aftësi personale, krijimi i lidhjeve me punëdhënësit, organizimi i seminareve, trajnimeve dhe kampeve, përmirësimi i aftësive në programet soft, kryerja e intervistave të punës, kryerja e praktikave profesionale, dhe fitimi i përvojave fillestare të punës, si dhe financimi i një ideje biznesi. 

Gjatë tre muajve të parë të vitit 2020 janë organizuar seanca informimi në: shkolla (Shkolla e Mesme Mostar, Shkolla e Mesme Ekonomike Mostar, Shkolla e Mesme për Turizëm dhe Mikpritje Mostar), fakultete (Fakulteti i Filozofisë Mostar), zyrat e Administrimit të qytetit (Capljina), famulli (Mostar, Banja Luka, Jajce, Kotor Varos), Qendër Burimi (Dragocaj), OJQ (Zdravo da ste), Institucione të Caritas (Betanija Capljina, SEC Banja Luka) dhe Qendra e Konsulencës për Punësimin e të Rinjve në Banja Luka.

Falenderojmë të rinjtë, partnerët dhe prindërit për interesin e tyre në këtë program, si dhe për sugjerimet e tyre, në mënyrë që të mund ti përshtatim plotësisht aktivitetet e planifikuara të programit dhe të përmirësojmë shërbimet e tij. Do të vazhdojmë me këto aktivitete promovuese dhe në periudhën në vazhdim.