#QËNDRONËSHTËPI

#SHPËTOJETË
Edhe në Kosovë, si në të gjithë botën, është ndalur jeta normale si rezultat i pandemisë globale të COVID-19, gjë e cila sjell pasoja tek njerëzit dhe tek të gjitha industritë. E gjithë bota po flet për një balancë mes shëndetit dhe ekonomisë. Po shkojmë drejt një krize të rrezikshme ekonomike, ashtu si e gjithë bota. Çdo gjë është ndalur. Të gjithë janë në izolim. Duket sikur është “ndalur” bota.

Ne si YourJob – Caritas Kosova – po vazhdojmë të punojmë nga shtëpia me aktivitetet që mund të kryhen nga “Zyra e Shtëpisë”. Pavarësisht situatës po përpiqemi shumë ti mbajmë të rinjtë të angazhuar me aktivitetet tona.

Stafi i YourJob Kosova vazhdon të kontaktojë të rinjtë përmes Skype, Viber, Whatsapp, Zoom, E-mail dhe mediat sociale Facebook dhe Instagram dhe po organizon online takime këshillimore individuale dhe në grup përmes Skype mbi temat që fokusohen tek orientimi i karrierës, aftësitë e buta, trajnime mbi tema të ndryshme, siç janë komunikimi elektronik, menaxhim biznesi, programe kompjuterike, në mënyrë që ti ndihmojmë të ecin para me njohuritë e tyre në fusha të ndryshme. 

Gjithashtu kemi përgatitur një pyetësor në lidhje me situatën aktuale dhe vazhdojmë ti sugjerojmë të rinjve materiale psikologjike që ndihmojnë shumë në këtë kohë për të qenë të angazhuar dhe të informuar.

Do të organizojmë dhe trajnime online për tema që kanë të bëjnë me sociologjinë dhe psikologjinë, me njerëz kompetentë në këtë fushë. Këto janë çështje të rëndësishme për tu diskutuar, veçanërisht në këtë kohë të vështirë pandemie, si dhe trajnime mbi të drejtat e punëtorëve dhe tema të tjera të rëndësishme, të sugjeruara nga të rinjtë.

Lutjet dhe mendimet tona janë me të gjithë ata që u prekën nga kjo krizë. Duke qëndruar të gjithë së bashku do ta kapërcejmë këtë situatë.

https://www.instagram.com/p/B-pU3mzA54P/?igshid=1bugllioxsd4w