Në kuadër të projektit SOCIETIES, financuar nga BE, dhe ELBA, finacuar nga rrjeti Caritas u zhvillua në mjediset e Caritas Shqiptar një trajnim dy ditor më 10-11 Korrik 2018 mbi Fundraising, Strategjinë e Organizatës dhe Biznesi Social. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të organizatave të ndryshme, Caritas-eve dioqezane si dhe Caritas-it Shqiptar. Trajneri Dr. Shkëlzen Marku, drejtor i Yunus Social Business Balkans theksoi rëndësinë e rritjes së qëndrueshmërisë së organizatave, qartësimin e bazave të ngritjes së fondeve, mundësitë e vetëgjenerimit të të ardhurave. Në këtë trajnim dy ditor pjesëmarrësit morën pjesë active nëpërmjet shembujve konkrete dhe eksperiencave të tyre në zonat ku jetojnë dhe punojnë.