Në kuadër të projektit SOCIETIES, financuar nga BE u zhvillua me datë 9 korrik 2018 Working Group 3 mbi përfshirjen sociale të personave me aftësi të kufizuar fizike dhe çrregullime të shëndetit mendor. Përfaqësues të organizatve të shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore diskutuan mbi sfidat dhe propblematikat e kësaj kategorie duke u përqëndruar në tematikën e ditës “Fëmijët me aftësi të kufizuar në shkollë, fëmijët me aftësi të kufizuar në familje”. Pas diskutimeve të ndryshme, ata dolën me disa rekomandime, të cilat do të shërbejnë në hartimin e politikave sociale në vazhdim.