Standardet e Gjuhës së Thjeshtë – Standardet janë një listë rregullash që i ndihmojnë njerëzit për t‘i bërë gjërat në të njëjtën mënyrë dhe në mënyrën e duhur. Këto standarde shërbejnë për të ndihmuar njerëzit që t’i bëjnë informacionet të lehta për t’u lexuar dhe kuptuar.
Këto standarde mund t’i përdorë kushdo që dëshiron ta bëjë informacionin të lehtë për t’u lexuar e kuptuar. Megjithatë, disa nga këto standarde mund të kuptohen me vështirësi. Këto standarde janë bërë në mënyrë që informacionet të bëhen të lehta për t’u kuptuar nga personat me aftësi të kufizuara intelektuale.
Por, këto standarde mund të jenë të dobishme për t’i bërë informacionet të lehta për t’u kuptuar edhe nga shumë njerëz të tjerë.