Balkan Youth: Educated. Unemployment. On the Move

Albania Topic: Young Women and job opportunities in the region

 

Organizata Caritas Albania (Shqiptar)
Adresa: Rruga “Don Bosko” Tiranë,AlbaniaTel: +355 42230088
Mob: + 355 682024596
E-mail: caritasalbania@caritasalbania.org
Programi YourJob (Youth Overcoming Unemployment Regionally through Job Opportunities on the Balkans)
Kohëzgjatja e angazhimit 28 shtator / Ora 14-16
Vendi i angazhimit Tiranë

 

Përshkrimi i organizatës

Caritas-i Shqiptar është një organizatë humanitare që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri. Caritas-i Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes.

Përshkrimi i programit

Caritas Shqiptar, Caritas Bosnia dhe Herzegovina, Caritas Kosova dhe Caritas Serbia, bashkë me Caritas Austria dhe me mbështetjen financiare të Agjensisë Austriake për Zhvillim, Secours Catholique dhe Renovabis kanë nisur një program rajonal të quajtur YourJob (Youth Overcoming Unemployment Regionally through Job Opportunities on the Balkans) me qëllim rritjen e punësimit tek të rinjtë në Ballkanin Perëndimor. Ky program do të kontribuojë në punësimin e të rinjve dhe krijimin e mundësive konkrete për punë për të rinjtë në Europën Juglindore. Programi po zbatohet në kuadrin e një shkalle të lartë papunsie të të rinjve në rajonin e Ballkanit. 

Në kuadër të implementimit të këtij programi, Organizata “Caritas Shqiptar” kërkon të kontraktojë dy ekspertë, të aftë për të demonstruar aftësi trajnuese, komunikuese dhe ndërgjegjësuese lidhur me të folurit në publik.

Qëllimi i shërbimit: Objektivi i këtij eventi është paraqitja e një pamje të përgjithshme të situatës së grave të reja në rajon që lidhet me integrimin në punë, duke analizuar pjesëmarrjen e grave në tregun e punës dhe mundësitë e ardhshme.

 

Rezultatet e pritshme:

Njëri nga ekspertët në panel  do të ofrojë një pamje të përgjithshme të të situates ekonomiko sociale të grave të reja në rajon, Shqipëri, Kosovë, Bosnje & Hercegovinë dhe Serbi dhe eksperti i dytë I panelit do të fokusohet në situata konkrete në Shqipëri lidhur me tematikën.

Paneli do të përbëhet nga gra të reja që përballen me sfida në çështjet e punësimit të mbështetura nga projekti, përfaqësues të Caritas, OJF-të dhe institucionet publike (stakeholders të ndryshëm të përfshirë në projekt). Ekspertët dhe Panelistët do të japin një pamje të përgjithshme të situatës së grave të reja që lidhen me mundësitë e punësimit në Shqipëri dhe në rajon, për të kuptuar më mire situatën, mundësitë dhe sfidat me të cilat përballen gratë e reja në Shqipëri dhe në rajon dhe rekomandimet si të përmirësohet situata për një integrim më të mirë në tregun e punës të grave të reja në rajon.

  Detyrat që priten të realizohen nga Ekspertët:

  • Moderimin e Konferencës për Shqipërinë
  • Materialet prezantuese gjatë konferencës dhe raportimi i tyre;
  • Përfshirjen dhe drejtimin e panelit drejt temës së përcaktuar
  • Paraqitjen e një pamje të përgjithshme të situatës së grave të reja në rajon
  • Paraqitjen e një pamje të përgjithshme të situatës së grave të reja në Shqipëri, sfidat dhe prespektiva

 Përgjegjësitë e Caritas-it Shqiptar:

  • Të sigurojë mjetet e nevojshme për zhvillimin e Konferencës
  • Të sigurojë ambientin për zhvillimin e Konferencës
  • Të sigurojë pjesëmarrësit në panel
  • Të mbikëqyrë ofruesin e shërbimit, në bazë të kontratës;
  • Të monitorojë respektimin e afateve të përcaktuara.
  • Të monitorojë mbarëvajtjen e eventit onlinë

Kualifikimet, Përvoja e kërkuar:

  • Të ketë eksperiencë në orhganizime konferencash
  • Të ketë eksperiencë mbi çështje gender;
  • Eksperienca me organizata përbën avantazh në kryerjen e shërbimit;
  • Aftësi për të respektuar afatet dhe të demostrojë korrektësi në kryerjen e shërbimit.

Paraqitja e aplikimit, Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin:

  1. CV-në profesionale (MS Word ose PDF)
  2. Ofertën financiare

Pagesa për shërbimin e kërkuar: Modalitetet për pagesën do të përcaktohen në kontratën e shërbimit.

Përzgjedhja e ekspertit do të bazohet në plotësimin e kërkesave të përcaktuara në Termat e Referencës dhe përvojën relevante. Aplikantët mund të dorëzojnë aplikimet në mënyrë elektronike në adresën j.bici@caritasalbania.org, jo me vonë se data 25 qershor 2021, ora 16:00.

Vetëm ekspertet e përzgjedhur (me anë të e-mailit) do të njoftohet për të vijuar me lidhjen e kontratës dhe realizimin e trajnimeve.

⇓ ⇓ ⇓ ⇓ ⇓ ⇓ ⇓ ⇓

Formulari Ofertes Financiare