Organizata Caritas Albania (Shqiptar)
Adresa: Rruga “Don Bosko” Tiranë, AlbaniaTel: +355 42230088
Mob: + 355 682024596
E-mail: caritasalbania@caritasalbania.org
Programi YourJob (Youth Overcoming Unemployment Regionally through Job Opportunities on the Balkans)
Kohëzgjatja e angazhimit MAJ – KORRIK 2021
Ditët e angazhimit 3 ditë trajnim dhe mbështjetje pas trajnimit sipas dakordësisë

Përshkrimi i organizatës

Caritas-i Shqiptar është një organizatë humanitare që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri. Caritas-i Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes.

Përshkrimi i programit

Caritas Shqiptar, Caritas Bosnia dhe Herzegovina, Caritas Kosova dhe Caritas Serbia, bashkë me Caritas Austria dhe me mbështetjen financiare të Agjensisë Austriake për Zhvillim, Secours Catholique dhe Renovabis kanë nisur një program rajonal të quajtur YourJob (Youth Overcoming Unemployment Regionally through Job Opportunities on the Balkans) me qëllim rritjen e punësimit tek të rinjtë në Ballkanin Perëndimor. Ky program do të kontribuojë në punësimin e të rinjve dhe krijimin e mundësive konkrete për punë për të rinjtë në Europën Juglindore. Programi po zbatohet në kuadrin e një shkalle të lartë papunsie të të rinjve në rajonin e Ballkanit. 

Në kuadër të implementimit të këtij programi, Organizata “Caritas Shqiptar” kërkon të kontraktojë një ekspert, të aftë për të demonstruar aftësi trajnuese, komunikuese dhe drejtuese lidhur me çështjet e advokimit në kuadër të fuqizimit të të rinjve nëpërmjet punësimit të programin YOUR JOB.

Qëllimi i shërbimit: Programi YourJob kërkon të zhvillojë disa trajnime me stafin e projektit për të rritur aftësinë e tyre advokuese.

Detyrat që priten të realizohen nga Eksperti:

  • Zhvillimin e trajnimeve me stafin e projektit mbi çështjet advokuese që lidhen me të rinjtë
  • Përcaktimin e një plan kohor me datat përkatëse të trajnimeve;
  • Krijimin e axhendës ditore të trajnimeve;
  • Materialet prezantuese gjatë trajnimit në formë powerpoint dhe raportimi i tyre;
  • Dhënien e asistencës për stafin e projektit në përgatitjen dhe zbatimin e aktiviteteve advokuese pas trajnimeve
  • Përgatitjen dhe paraqitjen e një raporti përfundimtar me shkrim mbi advokimin në projektin ‘Your Job’

Përgjegjësitë e Caritas-it Shqiptar:

  • Të sigurojë mjetet e nevojshme për zhvillimin e trajnimeve;
  • Të sigurojë ambientin për zhvillimin e trajnimeve;
  • Të sigurojë pjesëmarrësit për zhvillimin e trajnimeve;
  • Të mbikëqyrë ofruesin e shërbimit, në bazë të kontratës;
  • Të monitorojë respektimin e afateve të përcaktuara.

Kualifikimet, Përvoja e kërkuar:

  • Të ketë eksperiencë në trajnime mbi çështje advokuese
  • Të ketë arsimin përkatës dhe kualifikime pasuniversitare të çertifikuara;
  • Eksperienca me organizata përbën avantazh në kryerjen e shërbimit;
  • Aftësi për të respektuar afatet, disponueshmëri dhe të demostrojë korrektësi në kryerjen e shërbimit.

Paraqitja e aplikimit, Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin:

  1. CV-në profesionale (MS Word ose PDF);
  2. Leter interesi;
  3. Trajnime të mëpërparshme të realizuar (me link ose PDF me materialet);
  4. Ofertën financiare

Pagesa për shërbimin e kërkuar: Modalitetet për pagesën do të përcaktohen në kontratën e shërbimit.

Përzgjedhja e ekspertit do të bazohet në plotësimin e kërkesave të përcaktuara në Termat e Referencës dhe përvojën relevante. Aplikantët mund të dorëzojnë aplikimet në mënyrë elektronike në adresën caritasalbania@caritasalbania.org dhe j.bici@caritasalbania.org, jo me vonë se data 12 Prill 2021, ora 12:00.

Vetëm eksperti i përzgjedhur (me anë të e-mailit) do të njoftohet për të vijuar me lidhjen e kontratës dhe realizimin e trajnimeve.

⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓

ToR Ekspert trajnimi, ADVOKIMI