TERMAT E REFERENCËS

Njoftim eksperti për realizimin e trajnimeve me temë:

“Punësimi i të rinjve, të drejtat dhe detyrimet, legjislacioni!”.

Përshkrimi i organizatës

Caritas-i Shqiptar është një organizatë humanitare që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri. Caritas-i Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes.

Përshkrimi i programit

Caritas Shqiptar, Caritas Bosnia dhe Herzegovina, Caritas Kosova dhe Caritas Serbia, bashkë me Caritas Austria dhe me mbështetjen financiare të Agjensisë Austriake për Zhvillim, Secours Catholique dhe Renovabis kanë nisur një program rajonal të quajtur YourJob (Youth Overcoming Unemployment Regionally through Job Opportunities on the Balkans) me qëllim rritjen e punësimit tek të rinjve në Ballkanin Perëndimor. Mesazhi kryesor i këtij programi është t’u jepet mundësia të rinjve, veçanërisht atyre që janë martuar, jo përmes arsimit, punësimit apo formimit, por përmes formimit të pritjeve për të ardhmen e tyre në stazhe të ndryshme dhe në krijimin e një biznesi. Vlera e shtuar e këtij programi është bashkëpunimi i organizatave rajonale të Caritas-it, përmes mesazheve për lobim dhe avokim, si dhe hartimin i strategjive që paraqesin zgjidhje afatgjata.

Në kuadër të implementimit të këtij programi, Organizata “Caritas Shqiptar” kërkon të kontraktoj një ekspert, të aftë për të demonstruar aftësi trajnuese, komunikuese dhe ndërgjegjësuese lidhur me njohuritë e legjislacionit të punësimit dhe të drejtat e punëmarrësit.

Qëllimi i shërbimit: Programi YourJob kërkon të zhvillojë disa trajnime me të rinjtë lidhur me të drejtat e punësimit dhe legjislacionin përkatës, për rritjen e njohurive të tyre dhe te drejtave si punëmarrës.

Detyrat që priten të realizohen nga Eksperti:

  • Zhvillimin e trajnimeve me temë: “Punësimi i të rinjve, të drejtat dhe detyrimet, legjislacioni!”;
  • Përcaktimin e një plan kohor me datat përkatëse të trajnimeve;
  • Krijimin e axhendës ditore të trajnimeve;
  • Materialet prezantuese gjatë trajnimit në formë powerpoint dhe raportimi i tyre;
  • Disponueshmëria për të lëvizur në qytetet jashtë Tirane (Lezhë & Shkodër).

Përgjegjësitë e Caritas-it Shqiptar:

  • Të sigurojë mjetet e nevojshme për zhvillimin e trajnimeve;
  • Të sigurojë ambientin për zhvillimin e trajnimeve;
  • Të sigurojë pjesëmarrësit për zhvillimin e trajnimeve;
  • Të mbikëqyrë ofruesin e shërbimit, në bazë të kontratës;
  • Të monitorojë respektimin e afateve të përcaktuara.

Kualifikimet, Përvoja e kërkuar:

  • Të ketë arsimin përkatës dhe kualifikime pasuniversitare të çertifikuara;
  • Eksperienca me organizata përbën avantazh në kryerjen e shërbimit;
  • Eksperiencë në fushën e trajnimeve përsa i përket legjislacionit të punësimit;
  • Aftësi për të respektuar afatet dhe të demostrojë korrektësi në kryerjen e shërbimit.

Paraqitja e aplikimit, Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin:

  1. CV-në profesionale (MS Word ose PDF);
  2. Leter interesi;
  3. Trajnime të mëpërparshme të realizuar (me link ose PDF me materialet);
  4. Ofertën financiare për 1 dite trajnimi.

Pagesa për shërbimin e kërkuar: Modalitetet për pagesën dhe numri i ditëve të trajnimit do të përcaktohen në kontratën e shërbimit, sipas kërkesave të projektit.

Përzgjedhja e ekspertit do të bazohet në plotësimin e kërkesave të përcaktuara në Termat e Referencës dhe përvojën relevante. Aplikantët mund të dorëzojnë aplikimet në mënyrë elektronike në adresën j.bici@caritasalbania.org, jo me vone se data 05 Korrik 2020, ora 16:00. Vetëm eksperti i përzgjedhur (me anë të e-mailit) do të njoftohet për të vijuar me lidhjen e kontratës dhe realizimin e trajnimeve.

 

ToR Ekspert trajnimi pdf last