Tiranë me 01/04/2019

 

OBJEKT:        Thirrje për pjesëmarrje në tender.

 

Dokumentacioni per aplikim: 1. Aneks-D           2. RFP – Ushqim i ngorhte           3. Kerkese-per-Oferte

Të nderuar Z./Znj.

Caritas-i Shqiptar është një organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas-i Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas-i Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Caritas-i Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave dhe Programi i Shërbimeve Doganore. Duke përdorur rrjetin unik të famullive, kishave katolike shqiptare dhe komuniteteve fetare.

Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.

 

Misioni

Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

 

Parimet dhe Vlerat

  • Respektimi i të drejtave të njeriut
  • Respektimi i dinjitetit njerëzor
  • Respektimi kulturës dhe diversitetit
  • Të njëjtë dhe të barabartë
  • Solidaritet
  • Përfshirja e vullnetarëve

 

Autoritet Prokurues:                     Caritas Shqiptar

Objekti i Tenderit:                         Ushqim i ngrohtë në Gjirokastër

Lloji i Procedurës:                          Kërkesë për Propozim (RFP)

Data e Njoftimit të tenderit:        01/04/2019

Data e mbylljes së njoftimit:       08/04/2019 Ora: 16:00

Kohëzgjatja e kontratës:              31/12/2019

 

CARITAS SHQIPTAR KËRKON:

Të ofrojë ushqim të ngrohtë për refugjatët dhe azilkërkuesit në Gjirokastër dhe për këtë fton të gjitha kompanitë të paraqesin interesin e tyre para datës 08/04/2019, duke paraqitur ofertat finaciare dhe dokumentat plotësues të mbyllura në zarf.

 

MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER

  1. Hartimi i ofertës

Hartimi i ofertës do të bëhet në sistemin e dy zarfave.

  • Në zarfin me emërtim Specifikimet Teknike do të përfshihen dokumentat si mëposhtë:
  • Ekstrakt historik i subjektit.
  • Vërtetimet e kërkuara në Aneksin D.

 

1.2. Në zarfin me emërtim Oferta Financiare do të përfshihën dokumentat si mëposhtë:

  • Formulari i Ofertës, plotësuar sipas Aneksit RFQ.

2.1. Subjektet duhet të dorëzojnë dorazi, vetëm ofertën origjinale të futur në zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:

“Ofertë për kryerjen e shërbimit të: “Ushqim i ngrohtë në Gjirokastër”

Caritas Shqiptar

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet. Caritas Shqiptar mundet, në diskrecionin e saj, të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar me shkrim të gjitha kompanitë ose duke bërë publik njoftimin për shtyrje afati.

Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lekë), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshiret TVSH ose jo.

Gjithe dokumentacioni i ofertes duhet te pergatitet ne gjuhen shqipe.

 

Kriteret e përzgjedhjes

Kriteret/Formula e vlërsimit

Komisioni i vlerësimit do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse  kompania është e përshtatshme në lidhje me kërkesat e paraqitura nga Caritas Shqiptar. Për të gjithë ofruesit që do të kalojnë vlerësimin e dokumentacioneve të specifikimeve teknike do të shikohen ofertat financiare.

Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e Ofertës Ekonomike më të favorshme.  Ofertat të cilat nuk janë të plotësuara me dokumentacionin përkatës mund të skualifikohen për mungesë dokumentacioni.

Dokumentacioni i domosdoshëm për të kaluar vlerësimin pass/fail janë dokumentat e kërkuara në zarfin e Specifikimeve Teknike.

Produktet kërkohet të dorëzohen në ambjente të ndryshme sipas nevojave të Caritas Shqiptar në zonën e Gjirokastrës.

 

Formula e vlerësimit të Ofertës më Ekonomike (Oe) do të jetë si mëposhtë:

Oe = P + Ep + T

Ku:

  • P = Çmimi x 50%
  • Ep = Eksperience Pune x 20%
  • T = Koha per dorezimin e produkteve x 30%

 

Kriteri i Vlerësimit Pikët
Eksperiencë Pune:
1.     0-3 Vite 3 Pikë
2.     4-10 Vite 6 Pikë
3.     10+ Vite 10 Pikë
Koha per dorezimin e produkteve:
1.     0-30 min 10 Pikë
2.     30-60 min 6 Pikë
3.     1+ orë 3 Pikë

Kriteri i çmimit do të vlerësohet sipas çmimit më të ulët dhe renditja do të bëhet me një diferencë prej 2 (dy) pikësh përkatësisht si mëposhtë:

Oferta më e ulët (Vendi i parë) 10 Pikë
Oferta e dytë më e ulët (Vendi i dytë) 8 Pikë
Oferta e tretë më e ulët (Vendi i tretë) 6 Pikë
Oferta e katërt më e ulët (Vendi i katërt) 4 Pikë
Oferta e pestë më e ulët (Vendi i pestë) 2 Pikë

Nga vendi i gjashtë e në vazhdim, oferta financiare do të ketë vlerën e 1 (një) pikë.