Tiranë me 28/10/2021
Thirrje për pjesëmarrje në tender
Të nderuar Z./Znj.
Caritas Shqiptar është një Organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.
Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i Organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.
Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.
Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave, Programi Ekonomia Sociale dhe Aftësia e Kufizuar, si dhe Programi i Shërbimeve Doganore, duke bashkepunuar me rrjetin unik të Enteve te Kishës Katolike në Shqipëri, si psh: Dioqezat, Famullitë, Bashkësitë Rregulltare, etj.
Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.
Misioni
Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.
Parimet dhe Vlerat
· Respektimi i të drejtave të njeriut · Respektimi i dinjitetit njerëzor
· Respektimi kulturës dhe diversitetit · Të njejtë dhe të barabartë
· Solidaritet · Përfshirja e vullnetarëve
· Paqja · Drejtësia Sociale
Autoritet Kontraktor: Caritas Shqiptar
Objekti i Tenderit: “Auditim Projekti”
Nr. i Referencës: RFP-03-SO-21
Lloji i Procedurës: Kërkesë për Propozim (RFP)
Data e njoftimit të tenderit: 28/10/2021
Data e mbylljes së njoftimit: 08/11/2021; Ora: 12:00
Dokumentacioni i përgatitur në: Gjuhën Shqipe
Periudha e vlefshmërisë së ofertës: 3 (tre) vite
CARITAS SHQIPTAR KËRKON:
Auditimin e një projekti i cili do ketë një kohëzgjatje 3 vjeçare, duke filluar nga Janari 2021 deri në 31 Dhjetor 2023. Për të realizuar shërbimin e kërkuar, Caritas Shqiptar fton të gjitha kompanitë që kanë si objekt veprimtarie shërbimin e kërkuar, të paraqesin ofertën e tyre.
MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER
Hartimi i ofertës
Hartimi i ofertës do të bëhet në sistemin e dy zarfave.
- Në zarfin me emërtim Specifikimet Teknike do të përfshihen dokumentat si mëposhtë:
- Prezantimi i kompanisë së auditimit;
- CV e punonjësve të propozuar;
- Licencë profesionale;
- Në zarfin me emërtim Oferta Financiare do të përfshihën dokumentat si mëposhtë:
- Formulari i ofertës financiare sipas Aneks RFQ (Shkarko dokumentin);
Dokumentacion plotësues informues:
- Termat e referencës ToR (Shkarko dokumentin).
Subjektet duhet të dorëzojnë dorazi, ofertën origjinale të futur në zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur, me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:
“Ofertë për Auditim Projekti”
Caritas Shqiptar
Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327
Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet.
Caritas Shqiptar mundet, në diskrecionin e tij, të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar subjektet (kompanitë) nëpërmjet njoftimit publik për shtyrje afati.
Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lekë), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshiret TVSH ose jo.
Për çdo paqartësi ose informacion më të detajuar mund të kontaktoni në adresën e email: caritasalbania@caritasalbania.org / a.leka@caritasalbania.org.
KRITERET E PËRZGJEDHJES
Kriteret e përgjithshme të pranimit/kualifikimt
Ofertuesi duhet:
- Të jetë i anëtarësuar në IFAC.
Në çdo rast, Autoriteti Kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga kompania si më sipër.
Ofertat të cilat nuk janë të shoqëruara me dokumentacionin e mësipërm do të skualifikohen.
Formula e vlerësimit
Komisioni i Vlerësimit Teknik do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse kompania ka paraqitur dokumentacionin sipas kritereve të parashikuara në këtë njoftim (thirrje). Më pas, ky komision do të vlerësojë me sistemin e pikëzimit dokumentacionin e mëposhtëm:
- CV e kompanisë si dhe CV e punonjësve të propozuar (55 Pikë)
Kompania me CV më të mirë (me eksperiencën dhe çertifikimet) si dhe me punonjësit më të kualifikuar, do vlerësohet me pikët maksimale, ndërsa kompanitë e rënditura në vazhdim do kenë një diferencë prej 15 pikësh.
Renditja do të bëhet sipas shembullit të mëposhtëm:
Vendi i parë – 55 Pikë;
Vendi i dytë – 40 Pikë;
Vendi i tretë – 25 Pikë;
- Eksperiencë e mëparshme me Caritas Shqiptar (15 Pikë).
Pas vlerësimit teknik, Komisioni Kontraktues do të vlerësojë Ofertat Financiare (30 Pikë)
Kriteri i çmimit do të vlerësohet sipas çmimit më të ulët dhe renditja do të bëhet me një diferencë prej 5 (pesë) pikësh përkatësisht si mëposhtë:
- Çmimi i parë më i mirë (Vëndi i parë) – 30 Pikë;
- Çmimi i dytë më i mirë (Vëndi i dytë) – 25 Pikë;
- Çmimi i tretë më i mirë (Vëndi i tretë) – 20 Pikë;
Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e Ofertës Ekonomike më të mirë. Formula e vlerësimit të Ofertës Ekonomike (Oe) do të jetë:
Oe = Cv+ E + Ç
Ku:
Cv = CV kompanisë dhe Punonjësve E = Eksperienca me Caritas Shqiptar Ç = Çmimi