Tiranë me 16/02/2023

OBJEKT:                                                                                                           Thirrje për pjesëmarrje në tender

Të nderuar Z./Znj.

Caritas Shqiptar është një Organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i Organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave, Programi  Ekonomia Sociale dhe Aftësia e Kufizuar, si  dhe Programi i Shërbimeve Doganore, duke  bashkepunuar me  rrjetin unik të Enteve te Kishës Katolike në Shqipëri,  si psh: Dioqezat, Famullitë, Bashkësitë Rregulltare, etj.

Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.

 

Misioni

 

Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

 

Parimet dhe Vlerat

                                                                     o   Respektimi i të drejtave të njeriut                                                                                         o   Respektimi i dinjitetit njerëzor

o   Respektimi kulturës dhe diversitetit                                                                                     o   Të njejtë dhe të barabartë

o   Solidaritet                                                                                                                                   o   Përfshirja e vullnetarëve

o   Paqja                                                                                                                                            o   Drejtësia Sociale


Autoriteti Kontraktor:                                  Caritas Shqiptar

Objekti i Tenderit:                                           “Auditues i jashtëm”

Nr. i Referencës:                                              RFP-02-SO-23

Lloji i Procedurës:                                           Kërkesë për Propozim

Data e njoftimit të tenderit:                        16/02/2023

Data e mbylljes së njoftimit:                      06/03/2023; Ora: 13:00

Dokumentacioni i përgatitur në:             Gjuhën Shqipe


Në kuadër të projektit “Lehtësimi dhe rimëkëmbja për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri”, me kohëzgjatje nga data 01 Shkurt 2020 deri me 30 Qershor 2022, kërkohet të bëhet auditimi i jashtëm i këtij projekti.

Për të përzgjedhur subjektin që do na ofrojë këtë shërbim, Caritas Shqiptar ka hapur një procedurë tenderimi dhe fton të gjitha subjektet e interesuara dhe që plotësojnë kërkesat, të paraqesin ofertat e tyre përpara datës 06 Mars 2023, ora 13:00, pranë zyrave të Caritas Shqiptar.

Për informacion më të zgjeruar rreth procesit të vlerësimit, ju lutem klikoni këtu për të shkarkuar termat e referencës.

 

MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER

Hartimi i ofertës

Hartimi i ofertës financiare do të bëhet me sistemin e dy zarfave.

  1. Në zarfin e parë, me mbishkrim Propozimet Teknike, do të paraqiten dokumentat e mëposhtme:
    • Prezantimi i kompanisë audituese;
    • Jetëshkrimi (CV) i ekspertëve të propozuar si auditues;
  1. Në zarfin e dytë, me mbishkrim Oferta Financiare, do të paraqiten dokumentat e mëposhtme:

Subjektet pjesëmarrëse duhet të dorëzojnë dorazi, ofertën origjinale të futur në zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur, me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:

“Ofertë për Auditues i jashtëm”

Caritas Shqiptar

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet.

Caritas Shqiptar mundet, në diskrecionin e tij, të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar të gjitha subjektet/individët nëpërmjet njoftimit publik për shtyrje afati.

Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lekë), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshihet TVSH ose jo.

Për çdo paqartësi ose informacion më të detajuar mund të kontaktoni në adresën e email: caritasalbania@caritasalbania.org / a.leka@caritasalbania.org.

 

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Kriteret e përgjithshme të pranimit/kualifikimit

Ofertuesi duhet të plotësoje minimalisht një nga kushtet e mëposhtme:

  1. Audituesi dhe/ose kompania audituese duhet të jetë i anëtarësuar në Federatën Ndërkombëtare të Kontabilistëve (IFAC).
  2. Audituesi dhe/ose kompania audituese duhet të jetë anëtar i një shoqërie kombëtare kontabilistësh ose institucioni auditues. Nëse në këtë rast organizata/shoqëria nuk është pjesë e Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve (IFAC), audituesi deklaron se zbaton me përpikmëri standartet e (IFAC).
  3. Audituesi dhe/ose kompania audituese duhet të jenë të regjistruar si auditues ligjor në regjistrin publik të një organi mbikëqyrës publik, dhe ky regjistër i nënshtrohet parimeve të mbikëqyrjes publike siç përcaktohet në legjislacion.

Në çdo rast, Autoriteti Kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga kompania si më sipër.

Ofertat të cilat nuk janë të shoqëruara me dokumentacionin e mësipërm do të skualifikohen.

 

Formula e vlerësimit

Pasi Komisioni Teknik të bëje vlerësimin e dokumentacionit të paraqitur në zarfin me mbishkrim Specfikime Teknike, nga ku do të vlerësohen me metodën kalon/dështon pikat e specifikuara në seksionin “Kriteret e përgjithshme të pranimit/kualifikimit”, do të bëhet vlerësimi me sistemin e pikëzim po nga ky komsionin, për Prezantimi i kompanisë audituese, Eksperienca me rrjetin nacional/internacional Caritas dhe Jetëshkrimi (CV) i ekspertëve të propozuar si auditues.

Sistemi i pikëzimit për vlerësimin e prezantimit të kompanisë do të jetë si në vijim:

  1. Kompania me më shumë eksperience në fushën e auditimit do të vlerësohet me 30 (tridhjetë) pikë;
  2. Kompania e rënditur në vendin e dytë e në vazhdim, do të kenë një diferencë prej 10 (dhjetë) pikësh nga vendi paraardhës, konkretisht:
    • Kompania e parë – 30 Pikë
    • Kompania e dytë – 20 Pikë
    • Kompania e tretë – 10 Pikë…
  1. Nga vendi i katërt e në vazhdim, kompanitë do të vlerësohen me 1 Pikë.

 

Sistemi i pikëzimit për vlerësimin e kriterit të eksperiencës me rrjetin Caritas do të jetë si në vijim:

  1. Kompani të cilat kanë bashkë punuar më parë me rrjetin kombëtar dhe/ose ndërkombëtar të Caritas do të vlerësohen me 10 (dhjetë) pikë.
  2. Kompani të cilat nuk kanë bashkë punuar më parë me rrjetin kombëtar dhe/ose ndërkombëtar të Caritas do të vlerësohen me 1 (një) pikë.

 

Sistemi i pikëzimit për jetëshkrimin (CV) e ekspertëve të propozuar si auditues do të jetë si në vijim:

  1. Kompania me audituesit me jetëshkrimin (CV) më të mirë do të vlerësohet me 20 (njëzet) pikë.
  2. Kompania e rënditur në vendin e dytë e në vazhdim, do të kenë një diferencë prej 5 (pesë) pikësh nga vendi paraardhës, konkretisht:
    • Kompania e parë – 20 Pikë
    • Kompania e dytë – 15 Pikë
    • Kompania e tretë – 10 Pikë…
  1. Nga vendi i pestë e në vazhdim, kompanitë do të vlerësohen me 1 Pikë.

 

Pas vlerësimit të dokumentacionit teknik, do të mblidhet Komisioni Kontraktues i cili do të vlerësoje me sistemin e pikëzimit ofertat financiare dhe rënditja do të jetë si në vijim:

  1. Kompania me ofertën më të ulët financiare do të vlerësohet me 40 (dyzet) Pikë;
  2. Kompania e rënditur në vendin e dytë e në vazhdim, do të kenë një diferencë prej 10 (dhjetë) pikësh nga vendi paraardhës, konkretisht:
    • Kompania e parë – 40 Pikë
    • Kompania e dytë – 30 Pikë
    • Kompania e tretë – 20 Pikë…
  1. Nga vendi i pestë e në vazhdim, kompanitë do të vlerësohen me 1 Pikë.

 

Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e ofertës më të mirë ekonomike (Oe) ku

Oe = P + E + Cv + Ç

nga ku

P = Pikët e grumbulluara në kriterin e Prezantimin e kompanisë audituese,

E = Pikët e grumbulluara në kriterin e Eksperienca me rrjetin nacional/internacional Caritas,

Cv = Pikët e grumbulluara në kriterin e Jetëshkrimi (CV) e ekspertëve të propozuar, dhe

Ç = Pikët e grumbulluara në kriterin e çmimit.