Tiranë me 10/11/2022

OBJEKT: Thirrje për pjesëmarrje në tender – Blerje artikuj shtroje

Të nderuar Z./Znj.

Caritas Shqiptar është një organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave dhe Programi i Shërbimeve Doganore, duke përdorur rrjetin unik të famullive, Kishave Katolike Shqiptare dhe komuniteteve fetare.

Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas Shqiptar dhe ata janë: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.

Misioni

Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

Parimet dhe Vlerat 

· Respektimi i të drejtave të njeriut                                                                     · Drejtësia sociale

· Respektimi i dinjitetit njerëzor                                                                          · Paqja

· Përfshirja e vullnetarëve                                                                                      · Respektimi i kulturës dhe diversitetit

· Të njëjtë dhe të barabartë                                                                                    · Solidaritet


Autoritet Prokurues:                             Caritas Shqiptar

Objekti i Tenderit:                                 “Blerje artikuj shtroje”

Nr. i Referencës:                                    ITB-ESAK-SH-22

Lloji i Procedurës:                                 Ftesë për ofertë (ITB)

Data e njoftimit të tenderit:                10/11/2022

Data e mbylljes së njoftimit:               24/11/2022 Ora: 16:00

Kohëzgjatja e kontratës:                         1 (një) vit


Caritas Shqiptar, në kuadër të projektit rajonal me titull “Take Care” me donator Ministrinë e Çështjeve Sociale Austriake, ka si qëllim përmirësimin e cilësisë së jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, të cilët janë të ekspozuar ndaj një rreziku të shtuar nga varfëria/rreziku nga përjashtimi social të ndikuar nga COVID-19.

Projekti “Take Care” po mbështet 100 të moshuar që jetojnë në kushte të vështira shëndetësore, sociale dhe ekonomike, përmes ofrimit të shërbimit shëndetësor dhe psiko-social në banesë.

Në kuadër të këtij projekti, Caritas Shqiptar kërkon blerjen e artikujve me specifikat sipas listës të cilën mund ta shkarkoni duke klikuar këtu (Kliko për të shkarkuar dokumentin). Për të realizuar këtë shërbim, Caritas Shqiptar ka shpallur një procedurë prokurimi dhe fton të gjitha subjektet/kompanitë që mund të ofrojnë produktet e kërkuara, të marrin pjesë.

 

MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER

Hartimi i ofertës

Hartimi i ofertës do të bëhet në sistemin e dy zarfave.

  1. Në zarfin e parë me mbishkrim “Specifikimet Teknike” do të përfshihen dokumentat si mëposhtë:
  • Ekstrakt historik i subjektit (I shkarkuar/tërhequr 3 muajt e fundit);
  • Çertifikatë produkti për secilin artikull (ose dokument tjetër i barasvlefshëm) ku të vërtetohet plotësimi i specifikimeve teknike të kërkuara;
  • Foto për secilin artikull.
  1. Në zarfin e dytë me mbishkrim “Oferta Financiare” do të përfshihën dokumentat si mëposhtë:

Subjektet duhet të dorëzojnë dorazi, vetëm ofertën origjinale të futur në zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:

“Ofertë për Blerje artikuj shtroje; ITB-ESAK-SH-22”

Caritas Shqiptar

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet. Caritas Shqiptar mund të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar me shkrim të gjitha kompanitë/subjektet pjesëmarrëse ose duke bërë publik njoftimin për shtyrje afati.

Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lekë), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshihet TVSH ose jo.

Gjithë dokumentacioni i ofertës duhet të përgatitet në gjuhën shqipe.

Çdo gabim në formulimin e ofertës do të shqyrtohet nga komisionet dhe nëse vlerësohet si e nevojshme do kontaktohet subjekti për sqarime të mëtejshme.

Për çdo paqartësi në plotësimin e ofertës mund të kontaktoni në: caritasalbania@caritasalbania.org ose a.leka@caritasalbania.org

 

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Kushtet e Përgjithshme Të Pranimit/Kualifikimit

Ofertuesi duhet:

  1. Të jetë i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe ka në fushën e veprimtarisë shërbimin që kërkohet;
  2. Të mos jetë në proces falimentimi (statusi Aktiv);
  3. Të paraqesë çertifikatat e produktit (ose dokument i barasvlefshëm) për të vërtetuar plotësimin e specifikimeve teknike;
  4. Të paraqesë foto të produkteve.

 

Kriteret/Formula e vlerësimit 

Vlerësimi i dokumentacionit të paraqitur do të kaloje në dy faza, konkretisht si mëposhtë:

  1. Në fazën e parë, Komisioni i Vlerësimit Teknik do të shqyrtojë dokumentacionin e paraqitur në zarfin e specifikimeve teknike, dhe do të vlerësoje nëse subjekti ka paraqitur të gjitha çertifikatat e produkteve dhe dokumentat e tjera sipas kërkesës. Vlerësimi do të bëhet me metodën kalon/dështon sipas shembullit të tabelës mëposhtë:

Vlerësimi i specifikimeve teknike

Nr Çertifikatë Produkti

Subjekti 1

Subjekti 2

Subjekti 3

Kalon

Dështon

Kalon

Dështon

Kalon

Dështon

1 Dyshek tek            
2 Dyshek dopio            
3 * produktet tjera në vazhdim            

Vetëm subjektet që kalojë fazën e parë të vlerësimit teknik do t’i paraqiten Komisioni Kontraktues, i cili do të bëje vlerësimin e ofertave financiare.

  1. Në fazën e dytë, Komisioni Kontraktues do të shqyrtoje me kujdes ofertat financiare të paraqitura nga subjektet që kanë kaluar fazën e parë të vlerësimit teknik.

Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e çmimit më të mirë të ofruar, por që përmbushin kriteret teknike.