Tiranë me 01/07/2020

 

OBJEKT:                                      Thirrje për pjesëmarrje në tender.

Të nderuar Z./Znj.

Caritas-i Shqiptar është një organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracionit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave dhe Programi i Shërbimeve Doganore. Duke përdorur rrjetin unik të enteve dhe institucioneve të Kishës Katolike në Shqipëri.

Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas Kombëtar: Caritas Dioqezan Tiranë-Durrës, Caritas Dioqezan Shkodër-Pult, Caritas Dioqezan Sapa, Caritas Dioqezan Lezha, Caritas Dioqezan Rrëshen dhe Caritas Dioqezan Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.

Misioni

Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

Parimet dhe Vlerat

  • Respektimi i të drejtave të njeriut
  • Drejtësia sociale
  • Respektimi i dinjitetit njerëzor
  • Paqja
  • Përfshirja e vullnetarëve
  • Respektimi i kulturës dhe diversitetit
  • Të njëjtë dhe të barabartë
  • Solidaritet

Autoritet Prokurues:                          Caritas Shqiptar

Objekti i Tenderit:                              Blerje artikuj shtroje

Nr. i Referencës:                                 ITB-04-SO-20

Lloji i Procedurës:                              Ftesë për ofertë (ITB)

Fondi limit:                                          770.000 Leke

Data e njoftimit të tenderit:             01/07/2020

Data e mbylljes së njoftimit:            10/07/2020 Ora: 12:00

Kohëzgjatja e kontratës:                   1 (një) vit


Në kuadër të emergjencës së shkaktuar nga tërmeti, Caritas Shqiptar po vazhdon t’ju vijë në ndihmë familjeve më në nevojë të cilat janë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Kësaj here ndihma do të konsistojë në blerjen e produkteve të shtrojes dhe për këtë kemi shpallur një procedurë tenderimi të hapur.

 

CARITAS SHQIPTAR KËRKON:

Blerjen e produkteve të shtrojes dhe për këtë ftohen të gjitha kompanitë të cilat kanë si objekt veprimtarie shërbimin e kërkuar, të paraqesin ofertat e tyre para datës 10/07/2020. Produktet që kërkohen janë përkatësisht si mëposhtë:

Nr. Produktet Skeda e specifikimeve
1 Dyshek tek
  • Lloji: Tek me vakuum
  • Materiali i mbushjes: Sfungjer
  • Materiali i mbulesës: Pambuk (pasuruar me Aloe Vera)
  • Ngjyra: E bardhë
  • Gjerësia: 90 cm
  • Gjatësia: 190 cm
  • Lartësia: 16 cm
2 Dyshek dopjo
  • Dopio me vakuum
  • Materiali i mbushjes: Sfungjer fleksibël, densitet 30
  • Materiali i mbulesës: Pambuk (pasuruar me Aloe Vera)
  • Ngjyra: E bardhë
  • Gjerësia: 160 cm
  • Gjatësia: 190 cm
  • Lartësia: 20 cm
3 Batanije tek
  • Ngjyra: Jo e bardhë
  • Gjerësia: 150 cm
  • Gjatësia: 200 cm
  • Pesha: ≥ 670 g/m2
  • Materiali: 80% lesh
4 Batanije dopjo
  • Ngjyra: Jo e bardhë
  • Gjerësia: 160 cm
  • Gjatësia: 220 cm
  • Pesha: ≥ 670 g/m2
  • Materiali: 80% lesh
5 Jastek
  • Materiali i mbushjes: Mikrofibër
  • Materiali i mbulesës: Poliestër
  • Ngjyra: E bardhë
  • Gjerësia: 45 cm
  • Gjatësia: 70 cm
6 Set çarçaf tek dhe 2 kellef jasteku
  • Materiali: 100% Pambuk
  • Ngjyra: E bardhë
  • Gjerësia: 160 cm
  • Gjatësia: 230 cm
7 Set çarçaf dopjo dhe 2 kellef jasteku
  • Materiali: 100% Pambuk
  • Ngjyra: E bardhë
  • Gjerësia: 230 cm
  • Gjatësia: 250 cm
8 Jorgan tek
  • Materiali: Pambuk
  • Ngjyra: Jo e bardhë
  • Gjerësia: 160 cm
  • Gjatësia: 230 cm
9 Jorgan dopjo
  • Materiali: Pambuk
  • Ngjyra: Jo e bardhë
  • Gjerësia: 240 cm
  • Gjatësia: 260 cm
10 Krevat portativ
  • Materiali i strukturës: Strukturë metali
  • Përfshihet dysheku: Po
  • Përmasa e dyshekut: 80×190 cm

 

MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER

Hartimi i ofertës

Hartimi i ofertës do të bëhet në sistemin e dy zarfave.

  • Në zarfin e parë me mbishkrim “Specifikimet Teknike” do të përfshihen dokumentat si mëposhtë:
    • Ekstrakt historik i subjektit
    • Vërtetimet e kërkuara në Aneks D (Shkarko dokumentin)
    • Çertifikatë ose foto për secilin produkt (ose dokument tjetër i barasvlefshëm i cili vërteton origjinën dhe specifikimet teknike).
  • Në zarfin e dytë me mbishkrim “Oferta Financiare” do të përfshihën dokumentat si mëposhtë:

Subjektet duhet të dorëzojnë dorazi, vetëm ofertën origjinale të futur në zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:

“Ofertë për Blerje artikuj shtroje; ITB-04-SO-20”

Caritas Shqiptar

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet. Caritas Shqiptar mundet të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar me shkrim të gjitha kompanitë pjesëmarrëse ose duke bërë publik njoftimin për shtyrje afati.

Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lekë), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshihet TVSH ose jo.

Gjithë dokumentacioni i ofertës duhet të përgatitet në gjuhën shqipe.

Çdo gabim në formulimin e ofertës do të shqyrtohet nga komisionet dhe nëse vlerësohet si e nevojshme do kontaktohet subjekti për sqarime të mëtejshme.

Për çdo paqartësi në plotësimin e ofertës mund të kontaktoni në caritasalbania@caritasalbania.org ose a.leka@caritasalbania.org

 

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Kriteret/Formula e vlërsimit

Komisioni i vlerësimit do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse kompania është e përshtatshme në lidhje me kërkesat e paraqitura nga Caritas Shqiptar.

Vlerësimi i dokumentacionit të specifikimeve teknike do të bëhet me metodën kalon/dështon (Pass/Fail).  Pra, nëse çertifikata e paraqitur (ose dokument tjetër i barasvlefshëm i cili vërteton origjinën dhe specifikimet teknike) është sipas specifikave të kërkuara nga Caritas Shqiptar kalon, nëse jo dështon. Vetem nëse kalohet faza e vlerësimit të specifikimeve teknike nga komsioni teknik, do të shikohen ofertat financiare nga komisioni kontraktues. Tabela e vlerësimit teknik do të jetë si mëposhtë:

Nr Çertifikatë Produkti Subjekti 1 Subjekti 2
Kalon Dështon Nuk paraqitet Kalon Dështon Nuk paraqitet
1 Dyshek tek
2 Dyshek dopjo
3 * produktet tjera në vazhdim

Ofertat të cilat nuk janë të plotësuara me dokumentacionin përkatës do të skualifikohen për mungesë dokumentacioni.

Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e çmimit më të mirë.