Tiranë me 24/11/2020

OBJEKT:                                       Thirrje për pjesëmarrje në tender

Të nderuar Z./Znj.

Caritas-i Shqiptar është një Organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i Organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shendetesor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave, Programi  Ekonomia Sociale dhe Aftesia e Kufizuar, si  dhe Programi i Shërbimeve Doganore, duke  bashkepunuar me  rrjetin unik të Enteve te Kishes Katolike ne Shqiperi,  si psh: Dioqezat, Famullite, Bashkesite Rregulltare, etj.

Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.

Misioni

Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

 

Parimet dhe Vlerat

·       Respektimi i të drejtave të njeriut                                                                                                              ·       Respektimi i dinjitetit njerëzor

·       Respektimi kulturës dhe diversitetit                                                                                                          ·       Të njëjtë dhe të barabartë

·       Solidaritet                                                                                                                                                        ·       Përfshirja e vullnetarëve

·       Paqja                                                                                                                                                                 ·       Drejtesia Sociale


Autoritet Kontraktor:                                        Caritas Shqiptar

Objekti i Tenderit:                                               “Blerje automjeti”

Nr. i Referencës:                                                  ITB-14-AT-20

Lloji i Procedurës:                                              Ftesë për ofertë (ITB)

Data e njoftimit të tenderit:                           24/11/2020

Data e mbylljes së njoftimit:                         01/12/2020; Ora: 15:00

Afati kohor për lëvrimin e mallrave:        15 Dhjetor 2020

Dokumentacioni i përgatitur në:                Gjuhën Shqipe

Procedura e doganimit:                                  E pa zhdoganuar


Në kuadër të projektit “Border Monitoring and Support Provision to Asylum-Seekers and Syrian arriving in Albania”,

CARITAS SHQIPTAR KËRKON:

 Blerjen e një automjeti sipas karakteristikave teknike (shkarko dokumentin) të kërkuara në këtë thirrje. Caritas Shqiptar fton të gjithë Operatorët Ekonomik të interesuara të paraqesin ofertën e tyre.

 MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER

Hartimi i ofertës

Hartimi i ofertës do të bëhet në sistemin e dy zarfave.

1.1. Në zarfin me emërtim Specifikimet Teknike do të përfshihen dokumentat si mëposhtë:

1.2. Në zarfin me emërtim Oferta Financiare do të përfshihën dokumentat si mëposhtë:

Këto dy zarfa duhet të dorëzohen dorazi, të futur në zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur, me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:

“Ofertë për Blerje automjeti

Caritas Shqiptar

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet. Caritas Shqiptar mundet, në diskrecionin e tij, të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar subjektet (kompanitë) nepërmjet njoftimit publik për shtyrje afati.

Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lekë).

Për çdo paqartësi ose informacion më të detajuar mund të kontaktoni në adresën e email: caritasalbania@caritasalbania.org / a.leka@caritasalbania.org.

KRITERET E PËRZGJEDHJES

KRITERET E PËRGJITHSHME TË PRANIMIT/KUALIFIKIMIT

Ofertuesi duhet:

  1. Të jetë i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit.
  2. Mos jetë në proçes falimentimi (Statusi aktiv)
  3. Deklaratë sipas Shtojcës 1
  4. Deklaratë sipas Shtojcës 2

Në çdo rast, Autoriteti Kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga operatori ekonomik si më sipër. Ofertat të cilat nuk janë të shoqëruara me dokumentacionin e mësipërm do të skualifikohen.

KRITERET/FORMULA E VLERËSIMIT

Komisioni i Vlerësimit Teknik do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse Operatori Ekonomik ka paraqitur dokumentacionin sipas kritereve të parashikuara në këtë njoftim (thirrje). Ky komision do të vlerësojë me metoden Kalon/Dështon dokumentacionin e mëposhtëm:

Nr. Karakteristikat Teknike Subjekti 1
Kalon Dështon
1 Me kilometrazh: 0    
2 Numri i cilindrave: 4    
3 Fuqia (KF): 145 – 185    
4 Akselerimi 0 – 100 km/h (sek): 8 – 10    
5 Ngjyra e jashtme: Njëngjyrëshe    
6 Trupi: SUV    
7 Shpejtësia Maksimale (km/h): 200 – 220    
8 Konsumi mesatar i kombinuar (l/100km): 4 – 7    
9 Vëllimi (cm3): 1900 – 2300    
10 Kambio: Automatike    
11 Emetimet CO2 (gr/km): 120 – 150    
12 Serbatori (ltr): 45 – 65    
13 Lenda djegëse: Diesel    
14 Distanca aksiale (mm): 2500 – 3000    
15 Përmasat (mm):

–        Gjatësi: 4200 – 4500

–        Gjerësi: 1700 – 1900

–        Lartësia: 1500 – 1700

   
16 Dyer: 5    
17 Fusha e veprimtarisë: Objekt i prokurimit    
18 Statusi: Aktiv    
19 Deklaratë: Shtojca 1    
20 Deklaratë: Shtojca 2    

Të gjithë dokumentat duhet të jenë origjinalë dhe të vulosura nga Operatori Ekonomik. Rastet e dorëzimit të një ose disa dokumentave të rreme ose të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

Komisioni i Vlerësimit Teknik do të kualifikojë Operatorët Ekonomik që përmbushin Karakteristikat Teknike si dhe Kriteret e Përgjithshme të Pranimit.

Për të gjithë ofruesit që do të kalojnë vlerësimin e dokumentacioneve të specifikimeve teknike, do të shikohen ofertat financiare.

Komisioni i Vlerësimit Kontraktues do të vlerësojë ofertat financiare. Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e çmimit më të mirë të ofruar, por duke ju referuar edhe pajisjeve standarte dhe opsionale që ofrohen.