Tiranë me 14/01/2021

OBJEKT:                                      Thirrje për pjesëmarrje në tender.

Shkarkoni dokumentacionin e plotë: ITB-01-SO-21, Aneks RFQ, Shtojca 1, Shtojca 2, Specifikimet Teknike.

Të nderuar Z./Znj.,

Caritas-i Shqiptar është një organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracionit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave dhe Programi i Shërbimeve Doganore. Duke përdorur rrjetin unik të enteve dhe institucioneve të Kishës Katolike në Shqipëri.

Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas Kombëtar: Caritas Dioqezan Tiranë-Durrës, Caritas Dioqezan Shkodër-Pult, Caritas Dioqezan Sapa, Caritas Dioqezan Lezha, Caritas Dioqezan Rrëshen dhe Caritas Dioqezan Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.

Misioni

 Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

Parimet dhe Vlerat

  • Respektimi i të drejtave të njeriut
  • Drejtësia sociale
  • Respektimi i dinjitetit njerëzor
  • Paqja
  • Përfshirja e vullnetarëve
  • Respektimi i kulturës dhe diversitetit
  • Të njëjtë dhe të barabartë
  • Solidaritet

a) Përshkrimi i procedurës së prokurimit dhe mallrave ose shërbimeve të kërkuara

Caritas Shqiptar kërkon blerjen e disa pajisjeve elektronike dhe për realizimin e kësaj blerje është shpallur një procedurë prokurimi. Lloji i procedurës është “Ftesë për Ofertë – ITB”. Objekti i tenderit është “Blerje pajisjesh elektronike” me numër reference ITB-01-SO-21.

b) Afati i fundit për dorëzimin e ofertave

Afati për dorëzimin e ofertave është data 01 Shkurt 2021, ora 12:00;

c) Udhëzime për dorëzimin e ofertave

Mënyra e dorëzimit të dokumentave është vetëm dorazi pranë zyrave të Caritas Shqiptar;

d) Përshkrimi i aktivitetit të prokurimit

Qëllimi i këtij aktiviteti të prokurimit, është pajisja e stafit të Caritas Shqiptar me mjetet e nevojshme për realizimin e objektivave të projekteve.

e) Konferencë paraprake

Nuk do të këtë konferencë paraprake për këtë procedurë. Për çdo paqartësi në plotësimin e ofertës ju lutemi të kontaktoni në adresën caritasalbania@caritasalbania.org / a.leka@caritasalbania.org

f) Përbërësi i çmimit dhe monedha e ofertës

Oferta Ekonomike duhet të shprehet në monedhën Shqipëtare Lekë.

g) Gjuha

I gjithë dokumentacioni i përgatitur duhet të jetë në gjuhën Shqipe.

h) Vlefshmëria e Ofertës

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë minimalisht 180 ditë

i) Metoda dhe kriteret e vlerësimit

Metoda e vlerësimit do të jetë me sistemin Kalon/Dështon.

j) Mospërputhjet dhe gabimet në ofertën financiare

Në rast se Komisioni Kontraktues vëren gabime në hartimin e ofertës financiare, dhe nëse Komisioni e vlerëson si të domosdoshme sqarimin e saj, do t’i kërkohen informacione të mëtejshme subjektit.

k) Kushtet e pagesës

Ky kusht do të negociohet dhe specifikohet në kontratën me subjektin fitues.

l) Modifikimi

Në rast se lind nevoja për modifikim të dokumentave standart të tenderit, ky modifikim do të bëhet publik në websiten e Caritas Shqiptar. Subjektet pjesëmarrëse kanë të drejtë të paraqiten pranë zyrave të Caritas Shqiptar qe të tërheqin dokumentacionin e dorëzuar dhe të bëjnë ndryshimet e nevojshme sipas modifikimeve të kërkuara.

m) Udhëzime për kërkesat e ofertuesve

Në rast paqartësie ose kërkesë për informacion, e vetmja mënyre komunikimi do të jetë nëpërmjet adresës së cilësuar në pikën e).

n) Është e drejta e Caritas Shqiptar të pranojë ose të refuzojë çdo ofertë, përpara dhënies së çmimit, gjithashtu të anulojë procesin e tenderimit, dhe të refuzojë të gjitha ofertat në çdo kohë.

CARITAS SHQIPTAR KËRKON:

Blerjen e pajisjeve elektronike, dhe për këtë ftohen të gjitha subjektet që kanë si objekt veprimtarie shërbimin e kërkuar, të paraqesin ofertat e tyre përpara datës 01/02/2021. Pajisjet që kërkohen janë përkatësisht si mëposhtë:

 

Nr. Produktet Skeda e specifikimeve
1 Kompjuter Desktop Modeli 1 ·        Procesori (CPU): ≥ Intel Core i5-8400 4.00 GHz

·        Memorja (RAM): ≥ 12GB DDR4-2666MHz

·        Hard Disku (HDD): ≥ 256 GB SSD

·        ODD: DVD +/- RW SuperMulti DL

·        Karta Grafike (VGA): ≥ Intel HD

·        Sistemi Operativ (OS): Windows 10 Licensed

·        Keyboard: QWERTY Keyboard, English Layout

·        Mouse: Optical, 1000 DPI sensitivity

2 Kompjuter Desktop Modeli 2 ·        Procesori (CPU): ≥ Intel Core i3-8100 3.6 GHz

·        Memorja (RAM): ≥ 8GB DDR4-2666MHz

·        Hard Disku (HDD): ≥ 256 GB SSD

·        ODD: DVD +/- RW SuperMulti DL

·        Karta Grafike (VGA): ≥ Intel HD

·        Sistemi Operativ (OS): Free DOS

·        Keyboard: QWERTY Keyboard, English Layout

·        Mouse: Optical, 1000 DPI sensitivity

3 Monitor ·        Size: 23.8 inch

·        Resolution: 1920 x 1080 pixels, Full HD/1080p

·        Connectivity: 1xHDMI 1.4, 1x DispalyPort 1.2, 1 x D-Sub

·        Accessories: D-Sub Cable, DisplayPort Cable, HDMI Cable

4 Laptop Modeli 1 ·        Procesori (CPU): ≥ Intel Core i5 7th Gen

·        Memorja (RAM): ≥ 8GB DDR4

·        Hard Disk (HDD): ≥ 128 GB SSD

·        ODD: DVD +/- RW SuperMulti DL

·        Sistemi Operativ: Free DOS

·        Ekran: 15,6” (1920 x 1080)

·        Portat: ≥

o   (3) USB,

o   (1) HDMI,

o   (1) VGA,

o   (1) Ethernet,

o   (1) Headphone/microphone combo jack

5 Laptop Modeli 2 ·        Procesori (CPU): ≥ Intel Core i7 7th Gen

·        Memorja (RAM): ≥ 16GB DDR4

·        Hard Disk (HDD): ≥ 256 GB SSD

·        ODD: DVD +/- RW SuperMulti DL

·        Sistemi Operativ: Windows 10 Licensed

·        Ekran: 15,6” (1920 x 1080)

·        Portat: ≥

o   (3) USB,

o   (1) HDMI,

o   (1) VGA,

o   (1) Ethernet,

o   (1) Headphone/microphone combo jack

6 Projektor ·        IMAGE DISPLAY

o   NATIVE RESOLUTION: 800 x 600

o   MAXIMUM RESOLUTION: 1920 x 1200

·        LENS

o   MAXIMUM PROJECTION DISTANCE: 11.80 m

·        LAMP

o   NUMBER OF LAMPS: 1

o   NORMAL MODE LAMP LIFE: 6000 Hour

·        INTERFACES / PORTS

o   1 x HDMI

o   1 x USB

o   1 x VGA in

o   1 x VGA out

o   1 x Audio in

o   1 x Audio out

7 Aparat profesional Modeli 1 ·        Camera with 18-140mm Lens

·        20.9MP DX-Format CMOS Sensor

·        EXPEED 5 Image Processor

·        3.2″ 922k-Dot Tilting Touchscreen LCD

·        4K UHD Video Recording at 30 fps

·        Multi-CAM 3500FX II 51-Point AF System

·        Native ISO 51200, Expanded ISO 1,640,000

·        8 fps Shooting for Up to 100 Frames

·        SnapBridge Bluetooth and Wi-Fi

·        180k-Pixel RGB Sensor and Group Area AF

·        AF-S DX 18-140mm f/3.5-5.6G ED VR Len

8 Aparat profesional Modeli 2 ·        Compatible memory cards: SD, SDHC, SDXC

·        Memory slots: 1

·        Maximum video resolution: 1920 x 1080 pixels

·        Full HD: Y

·        Video formats supported: H.264

·        Video resolutions: 640 x 480, 1280 x 720, 1920 x 1080 pixels

·        Analog signal format system: NTSC, PAL

·        Motion JPEG frame rate : 29.97 fps

·        Colour of product: Black

·        Self-timer: 2, 10s

·        Camera playback: Movie, Single image, Slide show

·        Viewfinder type: Electrical

·        Light exposure control: Program AE

·        Built-in flash: Y

·        PictBridge: Y

·        HDMI: Y

·        USB version: 2.0

·        HDMI connector type: Mini

·        Microphone in: Y

·        Battery technology: Lithium-Ion (Li-Ion)

·        Battery type: LP-E8

·        Number of batteries supported: 1

·        Display: TFT

·        Display resolution (numeric): 1040000 pixels

·        Field of view: 100%

·        Vari-angle LCD display: Y

·        Touch screen: Y

·        Display diagonal: 7.62 cm (3″)

·        Lens structure (elements/groups): 13-nov

·        Filter size: 5.8 cm

·        Lens mount interface: Canon EF, Canon EF-S

·        Focal length range (f-f): 18 – 55 mm

·        Minimum focal length (35mm film equiv): 2.9 cm

·        Maximum focal length (35mm film equiv): 8.8 cm

·        Minimum aperture number: 3.5

·        Maximum aperture number: 38

·        Number of diaphragm blades: 7

·        Camera type: SLR Camera Kit

·        White balance: Auto, Cloudy, Daylight, Flash, Fluorescent L, Shade, Tungsten

·        Scene modes: Close-up (macro), Landscape, Night, Night portrait, Portrait, Sports

·        Shooting modes Aperture priority, Auto, Manual, Movie, Program, Scene, Shutter Playback zoom (max)

·        Camera file system: DCF 2.0, DPOF 1.1, Exif 2.3, RAW

·        Dioptre correction: Y

·        Histogram: Y

·        Live view: Y

·        Built-in processor: DIGIC 5

·        Auto focusing (AF) modes: Continuous Auto Focus, Servo Auto Focus, Single Auto Focus

·        Focus: TTL

·        Focus adjustment: Auto/Manual

·        Closest focusing distance: 0.25m

·        ISO sensitivity: 100, 200, 400, 800, 1600, 3200, 6400, 12800, Auto

·        Light exposure modes: Aperture priority AE, Auto, Manual, Shutter priority AE

·        Light exposure correction: ± 5EV (1/3EV step)

·        Light metering: Centre-weighted, Evaluative (Multi-pattern), Spot

·        Auto Exposure (AE) lock: Y

·        ISO sensitivity (max): 12800

·        ISO sensitivity (min): 100

·        Flash modes: Auto, Manual, Red-eye reduction

·        Flash exposure compensation: Y

·        Flash exposure correction: ±2EV (1/2, 1/3 EV step)

·        Flash exposure lock: Y

 

MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER

Hartimi i ofertës

Hartimi i ofertës do të bëhet me sistemin e dy zarfave.

  1. Në zarfin e parë me mbishkrim “Oferta Teknike” do të përfshihen dokumentat si mëposhtë:
  • Ekstrakt historik i subjektit
  • Vërtetimet e kërkuara në Shtojca 1
  • Vërtetimet e kërkuara në Shtojca 2
  • Çertifikatë për secilin produkt (ose dokument tjetër i barasvlefshëm i cili vërteton përmbushjen e specifikimeve teknike).

 

  1. Në zarfin e dytë me mbishkrim “Oferta Financiare” do të përfshihën dokumentat si mëposhtë:
  • Formulari i Ofertës, plotësuar sipas Aneks RFQ.

Të dy këto zarfa duhet të futen në zarf të vetëm dhe jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:

“Ofertë për Blerje pajisje elektronike; ITB-01-SO-21”

Caritas Shqiptar

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet. Caritas Shqiptar mundet të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke bërë publik njoftimin për shtyrje afati.

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Kriteret e përgjithshme të pranimit/kualifikimit

Ofertuesi duhet:

  1. Të jetë i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit. Në rastin kur ofertuesi është një organizatë jofitimprurëse, duhet të deklarojë se është i regjistruar si person juridik, sipas Ligjit Nr.8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat jo Fitimprurëse”
  2. Të mos jetë në proçes falimentimi (Statusi aktiv)
  3. Dorëzoje deklaratën mbi gjëndjen gjyqësore, sipas Shtojca 1
  4. Dorëzoje deklaratë mbi garantimin e zbatueshmërisë së dispozitave ligjore në marrëdhëniet e punës sipas Shtojca 2

 

Kriteret/Formula e vlerësimit

Komisioni i vlerësimit do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse subjekti është e përshtatshme në lidhje me kërkesat e paraqitura nga Caritas Shqiptar.

Vlerësimi i dokumentacionit teknik do të bëhet me metodën kalon/dështon (pass/fail). Pra, nëse çertifikata e paraqitur (ose dokument tjetër i barasvlefshëm i cili vërteton origjinën dhe specifikimet teknike) është sipas specifikave të kërkuara nga Caritas Shqiptar kalon, nëse jo dështon. Vetëm nëse kalohet faza e vlerësimit të specifikimeve teknike nga komsioni teknik, do të shikohen ofertat financiare nga komisioni kontraktues. Tabela e vlerësimit teknik do të jetë si mëposhtë:

Nr Çertifikatë Produkti që vërteton përmbushjen e specifikimeve teknike Subjekti 1 Subjekti 2
Kalon Dështon Nuk paraqitet Kalon Dështon Nuk paraqitet
1 Kompjuter Desktop Modeli 1            
2 Kompjuter Desktop Modeli 2            
3 * produktet tjera në vazhdim            

Ofertat të cilat nuk janë të plotësuara me dokumentacionin përkatës do të skualifikohen për mungesë dokumentacioni.

Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e çmimit më të mirë, pasi të kenë kaluar vlerësimin e dokumentave Teknik.