Tiranë me 02/05/2023

OBJEKT:                                        Thirrje për pjesëmarrje në tender

Të nderuar Z./Znj.

Caritas Shqiptar është një Organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i Organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracionit, si dhe Programi  Ekonomia Sociale dhe Aftësia e Kufizuar, duke  bashkepunuar me  rrjetin unik të Enteve te Kishës Katolike në Shqipëri,  si psh: Dioqezat, Famullitë, Bashkësitë Rregulltare, etj.

Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.

Misioni

Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

Parimet dhe Vlerat

o   Respektimi i të drejtave të njeriut                                                                                                                                                                                                       o   Respektimi i dinjitetit njerëzor

o   Respektimi kulturës dhe diversitetit                                                                                                                                                                                                   o   Të njejtë dhe të barabartë

o   Solidaritet                                                                                                                                                                                                                                                  o   Përfshirja e vullnetarëve

o   Paqja                                                                                                                                                                                                                                                           o   Drejtësia Sociale

Në kuadër të disa projekteve që Caritas Shqiptar po implementon, kërkohet shërbimi i Designer për krijimin, zhvillimin, përgatitjen dhe gjetjen e një zgjidhje vizuale në materializimin e dokumentave, sipas nevojave specifike të projekteve.

Për të përzgjedhur subjektin/individin që do na ofrojë këtë shërbim, Caritas Shqiptar ka hapur një procedurë tenderimi dhe fton të gjitha subjektet/individët e interesuar dhe që plotësojnë kërkesat, të paraqesin ofertat e tyre përpara datës 16 Maj 2023, ora 16:00, pranë zyrave të Caritas Shqiptar.


Autoriteti Kontraktor:                                              Caritas Shqiptar

Objekti i Tenderit:                                                       “Designer”

Nr. i Referencës:                                                          RFP-01-ADM-23

Lloji i Procedurës:                                                      Kërkesë për Propozim

Data e njoftimit të tenderit:                                   02/05/2023

Data e mbylljes së njoftimit:                                 16/05/2023; Ora: 16:00

Dokumentacioni i përgatitur në:                        Gjuhën Shqipe


MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER

Hartimi i ofertës

Hartimi i ofertës do të bëhet me sistemin e dy zarfave.

  1. Në zarfin e parë, me mbishkrim Specifikime Teknike, do të paraqiten dokumentat e mëposhtme:
    • Portofoli i punimeve;
    • Jetëshkrimi (CV) i ekspertit që do të ofrojë shërbimin;
    • Çertifikatë ose Diplomë në fushën e kërkuar.
  1. Në zarfin e dytë, me mbishkrim Oferta Financiare, do të paraqiten dokumentat e mëposhtme:
    • Formulari i ofertës financiare (Kliko për të shkarkuar formularin) i cili duhet plotësuar sipas shërbimeve që ata ofrojnë, duke listuar shërbimin specifik dhe çmimin përkatës;

Subjektet/Individët pjesëmarrëse duhet të dorëzojnë dorazi, ofertën origjinale të futur në zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur, me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:

“Ofertë për Designer”

Caritas Shqiptar

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet.

Caritas Shqiptar mundet, në diskrecionin e tij, të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar të gjitha subjektet/individët nëpërmjet njoftimit publik për shtyrje afati.

Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lekë), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshihet TVSH/TB ose jo.

Për çdo paqartësi ose informacion më të detajuar mund të kontaktoni në adresën e email: caritasalbania@caritasalbania.org / a.leka@caritasalbania.org.

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Kriteret e përgjithshme të pranimit/kualifikimit

Ofertuesi duhet:

  1. Të jetë i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe në objektin e veprimtarisë të ketë të përfshirë edhe objektin që kërkohet të prokurohet nga kjo procedurë (e vlefshme për subjektet pjesëmarrëse).
  2. Të zotëroje diplomë ose çertifikatë aftësie në fushën e kërkuar (e vlefshme për individët pjesëmarrës).

Në çdo rast, Autoriteti Kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga kompania/individi si më sipër.

Ofertat të cilat nuk janë të shoqëruara me dokumentacionin e mësipërm do të skualifikohen.

 Formula e vlerësimit

Pasi Komisioni Teknik të bëje vlerësimin e dokumentacionit të paraqitur në zarfin me mbishkrim Specfikime Teknike, nga ku do të vlerësohen me metodën kalon/dështon pikat e specifikuara në seksionin “Kriteret e përgjithshme të pranimit/kualifikimit”, do të bëhet vlerësimi me sistemin e pikëzim po nga ky komsionin, për Portofoli i punimeve dhe Jetëshkrimi (CV).

Sistemi i pikëzimit për portofolit do të jetë si në vijim:

  1. Subjekti/Individi me portofolin e punimeve më të mira, do të vlerësohet me 45 (dyzet e pesë) pikë;
  2. Subjekti i rënditur në vendin e dytë e në vazhdim, do të kenë një diferencë prej 10 (dhjetë) pikësh nga vendi paraardhës, konkretisht:
    • Subjekti i parë – 45 Pikë
    • Subjekti i dytë – 35 Pikë
    • Subjekti i tretë – 25 Pikë…

Sistemi i pikëzimit për jetëshkrimin (CV) do të jetë si në vijim:

  1. Subjekti/Individi me jetëshkrimin (CV) më të mirë do të vlerësohet me 25 (njëzet e pesë) pikë.
  2. Subjekti i rënditur në vendin e dytë e në vazhdim, do të kenë një diferencë prej 10 (dhjetë) pikësh nga vendi paraardhës, konkretisht:
    • Subjekti i parë – 25 Pikë
    • Subjekti i dytë – 15 Pikë
    • Subjekti i tretë – 5 Pikë…

Pas vlerësimit të dokumentacionit teknik, do të mblidhet Komisioni Kontraktues i cili do të vlerësoje me sistemin e pikëzimit ofertat financiare dhe rënditja do të jetë si në vijim:

  1. Subjekti me ofertën më të ulët financiare do të vlerësohet me 30 (tridhjetë) Pikë;
  2. Subjekti i rënditur në vendin e dytë e në vazhdim, do të kenë një diferencë prej 10 (dhjetë) pikësh nga vendi paraardhës, konkretisht:
    • Subjekti i parë – 30 Pikë
    • Subjekti i dytë – 20 Pikë
    • Subjekti i tretë – 10 Pikë…

Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e ofertës më të mirë ekonomike (Oe) ku

Oe = P + Cv + Ç

nga ku

P = Pikët e grumbulluara në kriterin e Portofoli i punimeve,

Cv = Pikët e grumbulluara në kriterin e Jetëshkrimi (CV) dhe

Ç = Pikët e grumbulluara në kriterin e Çmimit