OBJEKT:      Thirrje për pjesëmarrje në tender

Të nderuar Z./Znj.

Caritas Shqiptar është një Organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i Organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave, Programi Ekonomia Sociale dhe Aftësia e Kufizuar, si dhe Programi i Shërbimeve Doganore, duke bashkepunuar me rrjetin unik të Enteve te Kishës Katolike në Shqipëri, si psh: Dioqezat, Famullitë, Bashkësitë Rregulltare, etj.

Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.

Misioni

Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

Parimet dhe Vlerat 

  • Respektimi i të drejtave të njeriut
  • Respektimi i dinjitetit njerëzor
  • Respektimi kulturës dhe diversitetit
  • Të njejtë dhe të barabartë
  • Solidaritet
  • Përfshirja e vullnetarëve
  • Paqja
  • Drejtësia Sociale

Autoritet Kontraktor:                                 Caritas Shqiptar

Objekti i Tenderit:                                      “Organizim aktivitetesh – Shkodër”

Nr. i Referencës:                                        ITB-OA-ESAK-23

Lloji i Procedurës:                                     Ftesë për ofertë

Data e njoftimit të tenderit:                      17/08/2023

Data e mbylljes së njoftimit:                    31/08/2023; Ora: 12:00

Dokumentacioni i përgatitur në:            Gjuhën Shqipe

CARITAS SHQIPTAR KËRKON: 

Realizimin e dy eventeve:

  1. Trajnimi 4-ditor me temë “Motivimi dhe Vetë-Besimi”, i cili do të organizohet gjatë javës së dytë të Shtatorit 2023. Pjesëmarrës ne trajnim do jenë 15 deri në 20 persona me aftësi të kufizuar dhe shoqërues të tyre.
  2. Panair Pune me pjesëmarrës rreth 70 persona, i cili do të organziohet me datë 8 Shtator 2023. Në funksion të këtij aktiviteti është e nevojshme dhe një hapsirë tjetër për të organizuar një panair me produkte të ndryshme të realizuara nga persona me aftësi të kufizuara, ku çdo organizatë/qendër/shoqatë me persona me aftësi të kufizuara do të ketë stendën me punime (rreth 10 stenda/tavolina).

*Datat ekzakte për organizimin e trajnimit do diskutohen dhe dakordësohen me fituesin.

Për realizimin e këtyre shërbimeve, ftohen të gjitha kompanitë që kanë si objekt veprimtarie shërbimin e kërkuar, të paraqesin ofertën e tyre brenda datës 31 Gusht 2023, ora 12:00.

MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER

Hartimi i ofertës

Hartimi i ofertës do të bëhet me systemin e dy zarfave.

  1. Në zarfin e parë, me mbishkrimin “Propozimet Teknike”, do të paraqiten dokumentat e mëshpotme:
  • Foto të sallës së konferencës në formë teatri, me kapacitet 70 persona;
  • Foto të sallës së trajnimit, për 20 persona;
  • Foto të aksesueshmërisë në ambjente për personat me aftësi të kufizuar;
  • Foto të ambjentit ku do të organizohet panairi me rreth 10 stenda.

2. Në zarfin e dytë, me mbishkrimin “Oferta Financiare”, do të paraqiten dokumentat e mëposhtme:

Subjektet pjesëmarrëse duhet të dorëzojnë dorazi, ofertën origjinale të futur në zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur, me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:

“Ofertë për organizim aktivitetesh – Shkodër”

Caritas Shqiptar

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet.

Caritas Shqiptar mundet, në diskrecionin e tij, të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar subjektet (kompanitë) nëpërmjet njoftimit publik për shtyrje afati.

Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lekë), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshiret TVSH ose jo.

Për çdo paqartësi ose informacion më të detajuar mund të kontaktoni në adresën e e-mail:  e.gripshi@caritasalbania.orgcaritasalbania@caritasalbania.org

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Kriteret e përgjithshme të pranimit/kualifikimit

Ofertuesi duhet:

  1. Të jetë i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe në objektin e veprimtarisë të ketë të përfshirë edhe objektin që kërkohet të prokurohet nga kjo procedurë.
  2. Të jetë i mundur aksesi për personat me aftësi të kufizuar (Vërtetuar me foto).
  3. Të disponojë ambjente të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve.

Në çdo rast, Autoriteti Kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga kompania si më sipër.

Ofertat të cilat nuk janë të shoqëruara me dokumentacionin e kërkuar do të skualifikohen. 

Formula e vlerësimit 

Komisioni i Vlerësimit Teknik do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse kompania ka paraqitur dokumentacionin sipas kritereve të parashikuara në këtë njoftim (thirrje). Sistemi i vlerësimit do të bëhet me metodën kalon/dështon, lidhur me kriteret teknike të parashikuara në seksionin “Kriteret e përgjithshme të pranimit/kualifikimit”. Vetëm për subjektet që kalojnë fazën e parë të vlerësimit të dokumentacionit Teknik, do të shqyrtohen ofertat financiare nga Komisioni Kontraktues.

Komisioni Kontraktues do të vlerësojë ofertat financiare të subjekteve të kualifikuar. Fituesi do të zgjidhet mbi kriterin e Ofertës Ekonomike më të mirë.