Tiranë me 31/05/2022
OBJEKT: Thirrje për pjesëmarrje në tender
Të nderuar Z./Znj.
Caritas Shqiptar është një Organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.
Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i Organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.
Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.
Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave, Programi Ekonomia Sociale dhe Aftësia e Kufizuar, si dhe Programi i Shërbimeve Doganore, duke bashkepunuar me rrjetin unik të Enteve te Kishës Katolike në Shqipëri, si psh: Dioqezat, Famullitë, Bashkësitë Rregulltare, etj.
Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.
Misioni
Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.
Parimet dhe Vlerat
• Respektimi i të drejtave të njeriut • Respektimi i dinjitetit njerëzor
• Respektimi kulturës dhe diversitetit • Të njejtë dhe të barabartë
• Solidaritet • Përfshirja e vullnetarëve
• Paqja • Drejtësia Sociale
Autoritet Kontraktor: Caritas Shqiptar
Objekti i Tenderit: “Organizim aktiviteti – Shkodër/Tiranë”
Nr. i Referencës: ITB-02-ESAK-22
Lloji i Procedurës: Ftesë për ofertë
Data e njoftimit të tenderit: 31/05/2022
Data e mbylljes së njoftimit: 13/06/2022; Ora: 12:00
Dokumentacioni i përgatitur në: Gjuhën Shqipe
CARITAS SHQIPTAR KËRKON:
Realizimin e një vizite studimore me pjesëmarrjen e rreth 20 personave nga 5 shtete të ndryshme, të cilët do të paraqiten pranë ambienteve të subjektit të kontraktuar pasditen e datës 27 Qershor 2022 dhe do të largohen në datën 30 Qershor 2022.
Për realizimin e këtij shërbimi ftohen të gjitha kompanitë që kanë si objekt veprimtarie shërbimin e kërkuar, të paraqesin ofertën e tyre përpara datës 13 Qershor 2022, ora 12:00.
MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER
Hartimi i ofertës
Dokumentacioni që duhet paraqitur është:
- Formulari i ofertës financiare (Kliko për të shkarkuar formularin);
- Menunë e secilit vakt si dhe foto të ambienteve ku do të zhvillohen aktivitetet;
Subjektet pjesëmarrëse duhet të dorëzojnë dorazi, ofertën origjinale të futur në zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur, me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:
“Ofertë për organizim aktiviteti – Shkodër/Tiranë”
Caritas Shqiptar
Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327
Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet.
Caritas Shqiptar mundet, në diskrecionin e tij, të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar subjektet (kompanitë) nëpërmjet njoftimit publik për shtyrje afati.
Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lekë), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshiret TVSH ose jo.
Për çdo paqartësi ose informacion më të detajuar mund të kontaktoni në adresën e email: caritasalbania@caritasalbania.org / a.leka@caritasalbania.org.
KRITERET E PËRZGJEDHJES
Kriteret e përgjithshme të pranimit/kualifikimit
Ofertuesi duhet:
- Të jetë i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe në objektin e veprimtarisë të ketë të përfshirë edhe objektin që kërkohet të prokurohet nga kjo procedurë.
- Të jetë i mundur aksesi për personat me aftësi të kufizuar në çdo ambient të tijin si dhe të plotësoje të gjitha kushtet që kërkohen në dokumentin Manuali i aksesuseshmërisë (Kliko për të shkarkuar manualin) (Bashkëngjitni foto të ambienteve për të vërtetuar aksesin në dhoma dhe salla sipas këtij dokumenti).
Në çdo rast, Autoriteti Kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga kompania si më sipër.
Ofertat të cilat nuk janë të shoqëruara me dokumentacionin e mësipërm mund të skualifikohen.
Formula e vlerësimit
Komisioni i Vlerësimit do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse kompania ka paraqitur dokumentacionin sipas kritereve të parashikuara në këtë njoftim (thirrje).
Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e Ofertës Ekonomike më të mirë në raport me çmimin dhe cilësinë e shërbimit.