Tiranë me 23/01/2023

OBJEKT:                                        Thirrje për pjesëmarrje në tender

Të nderuar Z./Znj.

Caritas Shqiptar është një Organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i Organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave, Programi  Ekonomia Sociale dhe Aftësia e Kufizuar, si  dhe Programi i Shërbimeve Doganore, duke  bashkepunuar me  rrjetin unik të Enteve te Kishës Katolike në Shqipëri,  si psh: Dioqezat, Famullitë, Bashkësitë Rregulltare, etj.

Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.

 

Misioni 

Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

 

Parimet dhe Vlerat 

·         Respektimi i të drejtave të njeriut                                                                                                                                                                                          ·         Respektimi i dinjitetit njerëzor

·         Respektimi kulturës dhe diversitetit                                                                                                                                                                                     ·         Të njejtë dhe të barabartë

·         Solidaritet                                                                                                                                                                                                                                    ·         Përfshirja e vullnetarëve

·         Paqja                                                                                                                                                                                                                                             ·         Drejtësia Sociale


Autoriteti Kontraktor:                                 Caritas Shqiptar

Objekti i Tenderit:                                          “Organizim Konference”

Nr. i Referencës:                                             RFP-01-ESAK-23

Lloji i Procedurës:                                          Kërkesë për Propozim

Data e njoftimit të tenderit:                       23/01/2023

Data e mbylljes së njoftimit:                     07/02/2023; Ora: 16:00

Dokumentacioni i përgatitur në:            Gjuhën Shqipe


Në kuadër të projektit “Your Job 2 – Fuqizimi i të rinjve rajonal të papunë në Ballkan nëpërmjet mundësive të punësimit” me donator Agjencia Austrike për Zhvillim, Secourse Catholique dhe Caritas Austria, do të organizohet konferenca hapëse e këtij projekti, e cila do të zhvillohet në nivel rajonal me pjesëmarrjen e rreth 100 personave prej disa shteteve të ndryshme si Bosnia dhe Hercegovina, Serbia, Austria, Kosova dhe Shqipëria.

Kjo konferencë ka për qëllim njohjen e ekipit me udhëzimet e zbatimit të projektit, por edhe për të informuar palët e interesuara dhe publikun shqiptar rreth këtij programi.

Për realizimin dhe mbarëvajtjen e kësaj konference, Caritas Shqiptar kërkon të kontraktojë një subjekt i cili ofron akomodimin, vaktet e mëngjesit, drekës dhe darkës, sallë konference me të gjitha facilitetet e nevojshme si kabinë përkthimi, sistem audio për përcjelljen e përkthyesit tek pjesëmarrësit nëpërmjet kufjeve si dhe mikrofonë statik dhe të lëvizshëm.

Për të përzgjedhur subjektin që do na ofrojë këtë shërbim, Caritas Shqiptar ka hapur një procedurë tenderimi dhe fton të gjitha subjektet e interesuara dhe që plotësojnë kërkesat, të paraqesin ofertat e tyre përpara datës 07 Shkurt 2023, ora 16:00, pranë zyrave të Caritas Shqiptar.

Për informacion më të zgjeruar rreth kësaj konference, ju lutem klikoni këtu për të shkarkuar termat e referencës.

 

MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER

Hartimi i ofertës

Hartimi i ofertës financiare do të bëhet me sistemin e dy zarfave.

  1. Në zarfin e parë, me mbishkrim Propozimet Teknike, do të paraqiten dokumentat e mëposhtme:
    • Menunë e secilit vakt si dhe foto të ambienteve ku do të zhvillohen aktivitetet;
  1. Në zarfin e dytë, me mbishkrim Oferta Financiare, do të paraqiten dokumentat e mëposhtme:

Subjektet pjesëmarrëse duhet të dorëzojnë dorazi, ofertën origjinale të futur në zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur, me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:

“Ofertë për Organizim Konference” 

Caritas Shqiptar 

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327 

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet.

Caritas Shqiptar mundet, në diskrecionin e tij, të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar të gjitha subjektet (kompanitë) nëpërmjet njoftimit publik për shtyrje afati.

Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lekë), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshihet TVSH ose jo.

Për çdo paqartësi ose informacion më të detajuar mund të kontaktoni në adresën e email: caritasalbania@caritasalbania.org / a.leka@caritasalbania.org.

 

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Kriteret e përgjithshme të pranimit/kualifikimit 

Ofertuesi duhet:

  1. Të jetë i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe në objektin e veprimtarisë të ketë të përfshirë edhe objektin që kërkohet të prokurohet nga kjo procedurë.
  2. Të ketë ambiente të mjafuteshme në dispozicion, për mbarvajtjen e kësaj konference.

Në çdo rast, Autoriteti Kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga kompania si më sipër.

Ofertat të cilat nuk janë të shoqëruara me dokumentacionin e mësipërm mund të skualifikohen.

Formula e vlerësimit 

Pasi Komisioni Teknik të bëje vlerësimin e dokumentacionit të paraqitur në zarfin me mbishkrim Specfikime Teknike, nga ku do të vlerësohen me metodën kalon/dështon dy pikat e specifikuara në seksionin “Kriteret e përgjithshme të pranimit/kualifikimit”, do të bëhet vlerësimi me sistemin e pikëzim po nga ky komsionin, për ambientet më të mira dhe menunë më të mirë të ofruar.

Sistemi i pikëzimit për vlerësimin e ambienteve do të jetë si në vijim:

  1. Subjekti me ambientet më të mira të ofruara, do të vlerësohet me 30 (tridhjetë) pikë;
  2. Subjekti i rënditur në vendin e dytë e në vazhdim, do të kenë një diferencë prej 5 (pesë) pikësh nga vendi paraardhës, konkretisht:
    1. Subjekti i parë – 30 Pikë
    2. Subjekti i dytë – 25 Pikë
    3. Subjekti i tretë – 20 Pikë…

Sistemi i pikëzimit për vlerësimin e menusë do të jetë si në vijim:

  1. Subjekti me menunë më të mirë të ofruar do të vlerësohet me 30 (tridhjetë) pikë.
  2. Subjekti i rënditur në vendin e dytë e në vazhdim, do të kenë një diferencë prej 5 (pesë) pikësh nga vendi paraardhës, konkretisht:
    1. Subjekti i parë – 30 Pikë
    2. Subjekti i dytë – 25 Pikë
    3. Subjekti i tretë – 20 Pikë…

Pas vlerësimit të dokumentacionit teknik, do të mblidhet Komisioni Kontraktues i cili do të vlerësoje me sistemin e pikëzimit ofertat financiare dhe rënditja do të jetë si në vijim:

  1. Subjekti me ofertën më të ulët financiare do të vlerësohet me 40 (dyzet) Pikë;
  2. Subjekti i rënditur në vendin e dytë e në vazhdim, do të kenë një diferencë prej 10 (dhjetë) pikësh nga vendi paraardhës, konkretisht:
    1. Subjekti i parë – 40 Pikë
    2. Subjekti i dytë – 30 Pikë
    3. Subjekti i tretë – 20 Pikë…

Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e ofertës më të mirë ekonomike ku Oe = A + M + Ç, nga ku A = Pikë e grumbulluara në kriterin e ambienteve, M = Pikë e grumbulluara në kriterin e menusë, dhe Ç = Pikët e grumbulluara në kriterin e çmimit.