Tiranë me 27/06/2022

OBJEKT:                                                         Thirrje për pjesëmarrje në tender

Të nderuar Z./Znj.

Caritas Shqiptar është një organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave dhe Programi i Shërbimeve Doganore, duke përdorur rrjetin unik të famullive, Kishave Katolike Shqiptare dhe komuniteteve fetare.

Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas Shqiptar dhe ata janë: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.

 

Misioni

Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

 

Parimet dhe Vlerat 

• Respektimi i të drejtave të njeriut                                                                       • Drejtësia Sociale
• Respektimi i dinjitetit njerëzor                                                                            • Paqja

• Përfshirja e vullnetarëve                                                                                       • Respektimi i kulturës dhe diversitetit
• Të njëjtë dhe të barabartë                                                                                     • Solidaritet


Autoritet Prokurues:                                       Caritas Shqiptar

Objekti i Tenderit:                                           “Shërbim transporti”

Nr. i Referencës:                                              RFP-02-AT-22

Lloji i Procedurës:                                           Kërkesë për Propozim (RFP)

Data e Njoftimit të tenderit:                         27/06/2022

Data e mbylljes së njoftimit:                         12/07/2022 Ora: 16:00

Kohëzgjatja e kontratës:                                1 (një) vit


Caritas Shqiptar, në kuadër të projektit me titull “Border Monitoring and Support Provision to Asylum-Seeker and Syrian arriving in Albania” me donator UNHCR Albania, kërkon të ofrojë shërbimin e transportit për refugjatët dhe azilkërkuesit, në destinacionet si mëposhtë:

Linja Gjirokastër

  1. PKK Kakavije, Gjirokastër – DRKM Gjirokastër
  2. PKK Tre Urat, Gjirokastër – DRKM Gjirokastër
  3. PKK Qafë Botë, Sarandë – Komisariati i Policisë së Kufirit, Sarandë
  4. Komisariati i Policisë së Kufirit, Sarandë – Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit Babrru, Tiranë
  5. DRKM Gjirokastër – Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit Babrru, Tiranë
  6. PKK Kakavije, Gjirokastër – Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit Babrru, Tiranë

Linja Korçë

  1. PKK Kapshitcë – DRKM Korçë
  2. PKK Kapshticë – DRKM Gjirokastër
  3. PKK Kapshticë – Qendra për akomodimin e grupeve vunerabel, Ersekë
  4. Qendra për akomodimin e grupeve vunerabel, Ersekë – Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit Babrru, Tiranë
  5. Qendra për akomodimin e grupeve vunerabel, Ersekë – DRKM Gjirokastër
  6. DRKM Korçë – Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit Babrru, Tiranë
  7. PKK Kapshticë – Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit Babrru, Tiranë

Linja Tiranë

  1. DRKM Tiranë – Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit Babrru, Tiranë
  2. DRKM Tiranë – DRKM Gjirokastër

Linja Durrës

  1. DRKM Durrës – Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit Babrru, Tiranë

Linja Shkodër

  1. PKK Hani Hotit – DRKM Shkodër
  2. PKK Muriqan – DRKM Shkodër
  3. DRKM Shkodër – Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit Babrru, Tiranë

Linja Kukës

  1. PKK Morina – DRKM Kukës
  2. DRKM Kukës – Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit Babrru, Tiranë

 *Shkurtimet: 

PKM – Policia Kufitare dhe Migracionit  PKK – Pikë e Kalimit Kufitar  DKM – Departamenti i Kufirit dhe Migracionit  DRKM – Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin  

Për ofrimin e këtij shërbimi, ftohen të gjitha kompanitë që kanë si objekt veprimtarie transportin e udhëtarëve që të paraqesin interesin e tyre para datës 12 Korrik 2022 ora 16:00, duke paraqitur ofertat finaciare dhe dokumentat teknike të mbyllura në zarf.

 

MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER 

Hartimi i ofertës 

Hartimi i ofertës do të bëhet me sistemin e dy zarfave.

  1. zarfin e parë do të përfshihen dokumentat si mëposhtë:
  • Ekstrakt historik i subjektit (I shkarkuar/tërhequr tre muajt e fundit);
  • Liçencë për ushtrim aktiviteti;
  • Dokumentat që lidhen me objektin e prokurimit (foto, katalogje, etj);
    • Leje qarkullimi për secilin automjet;
    • Fotografi të secilit automjet;

* Shënim: Çdo automjet i paraqitur në dokumentacion duhet të jetë në pronësi të subjektit pjesëmarrës ose të paraqitet kontrata e qirasë. Automjetet që nuk janë në pronësi ose që nuk kanë një kontratë qiraje nuk do të merren në konsideratë. 

  1. 2. Në zarfin e dytë do të përfshihën dokumentat si mëposhtë:

* Shënim: Ky aneks duhet plotësuar sipas linjave që subjekti ofron shërbimin.

Subjektet duhet të dorëzojnë dorazi, vetëm ofertën origjinale të futur në një zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:

“Ofertë për Shërbim transporti; RFP-02-AT-22”

Caritas Shqiptar

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet.

Caritas Shqiptar mund të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar me shkrim të gjitha kompanitë ose duke bërë publik njoftimin për shtyrje afati.

Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lekë), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshihet TVSH ose jo.

Kostoja e transportit duhet përllogaritur vajtje-ardhje.

Gjithë dokumentacioni i ofertës duhet të pergatitet në gjuhën shqipe.

 

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Kushtet e Përgjithshme Të Pranimit/Kualifikimit

Ofertuesi duhet:

  • Të jetë i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit;
  • Të zotëroje liçencë për ushtrim aktiviteti;
  • Të paraqesë të gjitha fotokopjet e lejeve të qarkullimit për automjetet që ka në pronësi;
    • Nëse ka automjete në përdorim, të paraqese kontratat e qiramarrjes.

 

Formula e vlerësimit

Komisioni i vlerësimit teknik do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse kompania është e përshtatshme në lidhje me kërkesat e paraqitura nga Caritas Shqiptar. Për të gjithë ofruesit që do të kalojnë vlerësimin e dokumentacioneve të specifikimeve teknike, do të shikohen ofertat financiare.

Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e Ofertës Ekonomike më të favorshme.

Ofertat të cilat nuk janë të plotësuara me dokumentacionin përkatës mund të skualifikohen për mungesë dokumentacioni.

Dokumentat Teknike do të vlerësohen me sistemin e pikëzimit sipas formulës së përcaktuar.

Formula e vlerësimit të Ofertës më Ekonomike (Oe) do të jetë si mëposhtë:

Oe = P + F + E + D 

Ku:

P = Pikët e Çmimit x 40%                    F = Pikët e Flotës x 25%                    E = Pikët e Eksperiencës në Punë x 25%                    D = Pikët e Dokumentave Plotësues x 10%

Kriteri i Vlerësimit Pikët
Eksperiencë Pune:
1.      0-1 Vite 4 Pikë
2.      2-5 Vite 8 Pikë
3.      5+  Vite 10 Pikë
Flota e Disponueshme në pronësi ose me qira*:
1.      0-1 Automjete 4 Pikë
2.      2-5 Automjete 8 Pikë
3.      5+  Automjete 10 Pikë
Dokumentat Plotësues:
1.      Fotografi të gjitha mjeteve 10 Pikë

 

Kriteri i çmimit do të vlerësohet sipas çmimit më të ulët dhe renditja do të bëhet me një diferencë pikësh përkatësisht si mëposhtë:

Oferta më e ulët (Vendi i parë) 10 Pikë
Oferta e dytë më e ulët (Vendi i dytë) 6 Pikë
Oferta e tretë më e ulët (Vendi i tretë) 2 Pikë

* Shënim: Nga vendi i katërt e në vazhdim, oferta financiare do të ketë vlerën e 1 (një) pikë.

Caritas Shqiptar mund të shpalle një ose më shumë fitues, në varësi të linjave të transportit të ofruara nga subjektet pjesëmarrëse.