Tiranë me 19/01/2022

OBJEKT:                                        Thirrje për pjesëmarrje në tender

Të nderuar Z./Znj.

Caritas Shqiptar është një Organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i Organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave, Programi  Ekonomia Sociale dhe Aftësia e Kufizuar, si  dhe Programi i Shërbimeve Doganore, duke  bashkepunuar me  rrjetin unik të Enteve te Kishës Katolike në Shqipëri,  si psh: Dioqezat, Famullitë, Bashkësitë Rregulltare, etj.

Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.

 

Misioni 

Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

 

Parimet dhe Vlerat 

                                                                   Respektimi i të drejtave të njeriut                                                                                 Respektimi i dinjitetit njerëzor

Respektimi kulturës dhe diversitetit                                                                             Të njejtë dhe të barabartë

Solidaritet                                                                                                                           Përfshirja e vullnetarëve

Paqja                                                                                                                                    Drejtësia Sociale 


Autoritet Kontraktor:                                         Caritas Shqiptar

Objekti i Tenderit:                                                “Trajner për zbatimin e trajnimit joformal për personat me aftësi të kufizuar”

Nr. i Referencës:                                                   RFP-02-ESAK-21

Lloji i Procedurës:                                                Kërkesë për Propozim (RFP)

Data e njoftimit të tenderit:                             19/01/2022

Data e mbylljes së njoftimit:                           07/02/2022; Ora: 12:00

Dokumentacioni i përgatitur në:                 Gjuhën Shqipe dhe Angleze


 CARITAS SHQIPTAR KËRKON: 

Realizimin e disa trajnimeve me tema të ndryshme, të cilat do të jenë të specifikuara në dokumentin e termave të referencës ToR të cilin mund ta gjeni bashkëngjitur kësaj thirrje Kliko për të shkarkuar ToR. Për të realizuar shërbimin e kërkuar, Caritas Shqiptar fton të gjitha kompanitë që kanë si objekt veprimtarie shërbimin e kërkuar ose individët që kanë kualifikimet në fushat përkatëse për ofrimin e këtij shërbimi, të paraqesin ofertën e tyre përpara datës 07 Shkurt 2022.

 

MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER

Hartimi i ofertës

Dokumentacioni që duhet paraqitur është:

  • Formulari i aplikimit (Kliko për të shkarkuar formularin);
  • CV e kandidatit/es në gjuhën zyrtare shqipe ose në gjuhën angleze, e cila tregon qartë përvojën, referenca në kryerjen e detyrave të ngjashme si edhe njohuritë për tematikat e kërkuara. Personat juridikë duhet të dorëzojnë edhe një CV të personit që do të punojë për zbatimin e trajnimit;
  • Planin e zbatimit për një temë mësimore nga kurrikula, mundesisht (maksimumi 2 faqe).                                                                                                                                                                               Kliko për të shkarkuar kurrikulat Kurrikula 1          Kurrikula 2          Kurrikula 3           Kurrikula 4         Kurrikulla 5;

 

Subjektet/individët pjesëmarrës duhet të dorëzojnë dorazi, ofertën origjinale të futur në zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur, me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:

“Ofertë për Trajner për zbatimin e trajnimit joformal për personat me aftësi të kufizuar”

Caritas Shqiptar

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet.

Caritas Shqiptar mundet, në diskrecionin e tij, të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar subjektet (kompanitë) nëpërmjet njoftimit publik për shtyrje afati.

Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lekë), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshiret TVSH ose jo.

Për çdo paqartësi ose informacion më të detajuar mund të kontaktoni në adresën e email: caritasalbania@caritasalbania.org / zeneli.anxhela1@gmail.com.

 

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Kriteret e përgjithshme të pranimit/kualifikimit

Ofertuesi duhet:

  1. Të jetë i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe në objektin e veprimtarisë të ketë të përfshirë edhe objektin që kërkohet të prokurohet nga kjo procedurë (Nuk kërkohet për individët).
  2. Të zotërojë diplomë universitare në fushën e kërkuar;

Në çdo rast, Autoriteti Kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga kompania si më sipër.

Ofertat të cilat nuk janë të shoqëruara me dokumentacionin e mësipërm do të skualifikohen.

 

Formula e vlerësimit 

Komisioni i Vlerësimit do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse kompania ka paraqitur dokumentacionin sipas kritereve të parashikuara në këtë njoftim (thirrje). Më pas, ky komision do të vlerësojë me sistemin e pikëzimit dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Cilësia e planit 40 (Pikë).

Kompania/individi me propozimin e planit më të mirë, do vlerësohet me pikët maksimale, ndërsa kompanitë/individët e tjerë do të kenë një diferencë prej 10 pikësh nga vendi paraardhës. Renditja do të bëhet sipas shembullit të mëposhtëm:

  1. Vendi i parë – 40 Pikë;
  2. Vendi i dytë – 30 Pikë;
  3. Vendi i tretë – 20 Pikë;

 

  1. CV e punonjësve të propozuar për realizimin e shërbimit (20 Pikë).

Kompania/Individi me CV më të mirë si dhe me punonjësit më të kualifikuar, do vlerësohet me pikët maksimale. Renditja do të bëhet sipas shembullit të mëposhtëm:

  1. Vendi i parë – 20 Pikë;
  2. Vendi i dytë – 15 Pikë;
  3. Vendi i tretë – 10 Pikë;

 

  1. Eksperiencë pune me personat me aftësi të kufizuar (10 Pikë).

Eksperienca pune të mëparshme me personat me aftësi të kufizuar vlerësohet si e rëndësishme në një procedurë të tillë, prandaj një peshë vlerësimi i është dhënë edhe këtij kriteri.

 

  1. Oferta financiare (30 Pikë)

Pas vlerësimit të dokumentacionit teknik, Komisioni Kontraktues do të vlerësojë Ofertat Financiare. Kriteri i çmimit do të vlerësohet sipas çmimit më të ulët dhe renditja do të bëhet me një diferencë prej 5 (pesë) pikësh përkatësisht si mëposhtë:

  1. Çmimi i parë më i mirë (Vëndi i parë) – 30 Pikë;
  2. Çmimi i dytë më i mirë (Vëndi i dytë) – 25 Pikë;
  3. Çmimi i tretë më i mirë (Vëndi i tretë) – 20 Pikë;

Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e Ofertës Ekonomike më të mirë. Formula e vlerësimit të Ofertës Ekonomike (Oe) do të jetë:

Oe = Cp + Cv + Ep + Ç

Ku:

Cp = Cilësia e Planit        Cv = CV e kandidatit        Ep = Eksperienca pune PAK        Ç = Çmimi