Tiranë me 20/10/2022

OBJEKT: Thirrje për pjesëmarrje në tender – Transport i personave me aftësi të kufizuar 

Të nderuar Znj. / Z.

Caritas Shqiptar është një organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave dhe Programi i Shërbimeve Doganore. Duke përdorur rrjetin unik të famullive, kishave katolike shqiptare dhe komuniteteve fetare.

Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.

 

Misioni 

Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

 

Parimet dhe Vlerat 

·         Respektimi i të drejtave të njeriut                                                                              ·         Drejtësia Sociale

·         Respektimi i dinjitetit njerëzor                                                                                   ·         Paqja

·         Përfshirja e vullnetarëve                                                                                               ·         Respektimi i kulturës dhe diversitetit

·         Të njëjtë dhe të barabartë                                                                                             ·         Solidaritet


Autoritet Prokurues:                                                          Caritas Shqiptar

Objekti i Tenderit:                                                              Transporti i personave me aftësi të kufizuar

Nr. i Referencës:                                                                 RFP-ESAK-22-T

Lloji i Procedurës:                                                              Kërkesë për Propozim (RFP)

Data e Njoftimit të tenderit:                                            20/10/2022

Data e mbylljes së njoftimit:                                            03/11/2022 Ora: 16:00

Dokumentacioni i përgatitur:                                          Gjuha Shqipe

Vlefshmëria e ofertës:                                                       1 (një) vit


CARITAS SHQIPTAR KËRKON: 

Transportin e personave me aftësi të kufizuar intelektuale, nga vendbanimet e tyre drejt qendrës ditore në Arameras, dhe anasjelltas. Itinerari që duhet të përshkojë automjeti për të marrë personat është si mëposhtë:

Nr. Emër Mbiemër Vendbanim
1 A. G. Brryli, Unazë
2 J. V. Brryli, Unazë
3 A. S. Kryqëzimi i Pediatrisë
4 N. D. Shtatë Xhuxhat, Unazë
5 E. D. Rruga e Elbasanit
6 S. M. Ish Praktikeri, Institut
7 J. L. Laprakë
8 I. M. Laprakë
9 X. B. Laprakë
10 K. L. Institut
11 A. M. Institut
12 B. N. Institut
13 E. B. Kamëz
14 A. I. Kamëz
15 M. C. Kamëz
16 A. K. Kamëz
17 L. L. Kamëz
18 H. M. Kamëz
19 O. C. Kamëz
20 A. M. Tapizë
21 V. C. Nikel
22 L. B. Verjon, Nikel

Për realizimin e këtij shërbimi, Caritas Shqiptar fton të gjitha kompanitë që kanë si objekt veprimtarie shërbimin e kërkuar, të paraqesin ofertën e tyre përpara datës 03/11/2022.

 

MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER 

Hartimi i ofertës 

Hartimi i ofertës do të bëhet me sistemin e dy zarfave.

  • zarfin e parë do të përfshihen dokumentat si mëposhtë:
  • Ekstrakt Historik i subjektit, i shkarkuar/tërhequr jo më heret se tre muajt e fundit.
  • Deklaratë sipas formatit Aneks D (Kliko për të shkarkuar dokumentin).
  • Licencë për ushtrim aktiviteti.
  • Dokumentat që lidhen me objektin e prokurimit:
    • Leje qarkullimi për secilin mjet.
    • Fotografi të mjeteve.

* Shënim: Për mjetet që janë me qira, duhet të paraqitet edhe kontrata e qiramarrjes.

  • zarfin e dytë do të përfshihën dokumentat si mëposhtë:

* Shënim: Oferta financiare duhet plotësuar për çmimin e transportit për një ditë dhe në fund të muajit do bëhet llogaritja e gjithë ditëve që është realizuar shërbimi i kërkuar. 

Subjektet duhet të dorëzojnë dorazi, vetëm ofertën origjinale të futur në një zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:

“Ofertë për “Transporti i personave me aftësi të kufizuar; RFP-ESAK-22-T”” 

Caritas Shqiptar 

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327 

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet. Caritas Shqiptar mund të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar me shkrim të gjitha kompanitë pjesëmarrëse ose duke bërë publik njoftimin për shtyrje afati.

Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në monedhën Shqiptare (Lekë), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshihet TVSH ose jo.

Kostoja e transportit duhet përllogaritur vajtje-ardhje.

Dokumentacion plotësues/informues:

Për çdo paqartësi ose informacion më të detajuar mund të kontaktoni në adresën e email: caritasalbania@caritasalbania.org / a.leka@caritasalbania.org.

 

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Kriteret e përgjithshme të pranimit/kualifikimit

Ofertuesi duhet:

  1. Të jetë i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe ka në objektin e aktivitetit të tij transportin e udhëtarëve;
  2. Të mos jetë në proçes falimentimi (Statusi aktiv);
  3. Të dorëzoje deklaratën sipas formatit Aneks D;
  4. Të dorëzoje fotokopje të licencës për ushtrim aktiviteti;
  5. Të dorëzoje fotokopje të lejes së qarkullimit për secilin automjet.

Në çdo rast, Autoriteti Kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga operatori ekonomik si mësipër.

Ofertat të cilat nuk janë të shoqëruara me dokumentacionin e mësipërm do të skualifikohen.

Kriteret/Formula e vlerësimit

Komisioni i Vlerësimit Teknik do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse kompania është e përshtatshme në lidhje me kërkesat e paraqitura nga Caritas Shqiptar. Për të gjithë ofertuesit që do të kalojnë fazën e parë të pranimit duke plotësuar kriteret e përgjithshme të kualifikimit, do të bëhet vlerësimi i dokumentave teknikë me sistemin e pikëzimit.

Pas vlerësimit të dokumentave teknikë, do të mblidhet Komisioni Kontraktues i cili do të vlerësoje ofertat financiare.

Operatori fitues do të zgjidhet mbi kriterin e Ofertës Ekonomike më të favorshme.

Formula e vlerësimit të Ofertës më Ekonomike (Oe) do të jetë si mëposhtë:

Oe = Ç + Ep + F + Va + Ec + Fa

Ku:

• Ç = Çmimi 40 Pikë                               • Ep = Eksperience pune 15 Pikë                              • F = Flota 15 Pikë
• Va = Vjetërsia e automjetit 15 Pikë                              • Ec = Eksperienc me Caritas 10 Pikë                               • Fa = Fotografi të automjeteve 5 Pikë

Kriteri i Vlerësimit

Pikët

Eksperiencë Pune
a)      0 – 1 Vite

0 Pikë

b)      2 – 5 Vite

5 Pikë

c)      5 – 10 Vite

10 Pikë

d)      10 + Vite

15 Pikë

Flota e Disponueshme
a)      0 – 1 Automjete

0 Pikë

b)      2 – 5 Automjete

5 Pikë

c)      5 – 10 Automjete

10 Pikë

d)      10 + Automjete

15 Pikë

 
Vjetërsia e automjetit
a)      15 + Vite

0 Pikë

b)      10 – 15 Vite

5 Pikë

c)      5 – 10 Vite

10 Pikë

d)      0 – 5 Vite

15 Pikë

Fotografi të automjeteve
a)      Jo

0 Pikë

b)      Po

5 Pikë

Eksperienca me Caritas Shqiptar
a)      Jo

0 Pikë

b)      Po

10 Pikë

 

Kriteri i çmimit do të vlerësohet sipas çmimit më të ulët dhe renditja do të bëhet përkatësisht si mëposhtë:

Renditja

Pikët

Oferta më e ulët (Vendi i parë)

40 Pikë

Oferta e dytë më e ulët (Vendi i dytë)

30 Pikë

Oferta e tretë më e ulët (Vendi i tretë)

20 Pikë

Oferta e katërt më e ulët (Vendi i katërt)

10 Pikë

Nga vendi i pestë e në vazhdim, oferta financiare do të ketë vlerën 5 (pesë) pikë.