Tiranë me 26/12/2019

 

OBJEKT:                              Thirrje për pjesëmarrje në tender

Shkarkoni dokumentacionin e plotë:

  1. Aneks RFQ
  2. Deklarate mbi gjendjen gjyqesore
  3. Deklarate permbushje sepcifikimeve teknike
  4. RFP-03-SH-19
  5. Specifikimet Teknike
  6. Termat e Referencës

Të nderuar Z./Znj.

Caritas-i Shqiptar është një organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Ekonomia Sociale dhe Aftësia e Kufizuar, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave dhe Programi i Shërbimeve Doganore.

Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.

Misioni

Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

Parimet dhe Vlerat

  • Respektimi i të drejtave të njeriut
  • Respektimi i dinjitetit njerëzor
  • Respektimi kulturës dhe diversitetit
  • Të njëjtë dhe të barabartë
  • Solidaritet
  • Përfshirja e vullnetarëve

 

Objekti i Tenderit:                  “Transporti i personave me aftësi të kufizuar intelektuale”

Autoritet Kontraktor:              Caritas Shqiptar

Nr. i Referencës:                     RFP-03-SH-19

Lloji i Procedurës:                  Kërkesë për Propozim (RFP)

Data e njoftimit të tenderit:    26/12/2019

Data e mbylljes së njoftimit:  03/01/2019, Ora: 16:00

Kohëzgjatja e kontratës:         31/12/2019

CARITAS SHQIPTAR KËRKON:

Transportin e personave me aftësi të kufizuar në destinacionet si më poshtë:

Nr. Emer Mbiemer Vendebanimi Destinacioni
1 K.L Institut Qendra Ditore Arameras
2 A.M. Institut Qendra Ditore Arameras
3 A.S. Kryqëzimi Pediatrisë Qendra Ditore Arameras
4 N.D. Shtatë Xhuxhat, Unaza Qendra Ditore Arameras
5 A.G. Brryli, Unazë Qendra Ditore Arameras
6 J.V. Brryli, Unazë Qendra Ditore Arameras
7 S.M. Ish-Praktikeri, Insitut Qendra Ditore Arameras
8 E.B. Kamëz Qendra Ditore Arameras
9 A.I. Kamëz Qendra Ditore Arameras
10 M.C. Kamëz Qendra Ditore Arameras
11 A.K. Kamëz Qendra Ditore Arameras
12 L.L. Kamëz Qendra Ditore Arameras
13 H.M. Kamëz Qendra Ditore Arameras
14 O.C. Kamëz Qendra Ditore Arameras
15 A.M. Tapizë Qendra Ditore Arameras
16 V.C. Nikel Qendra Ditore Arameras
17 L.B. Verjon, Nikel Qendra Ditore Arameras
18 J.L. Laprake Qendra Ditore Arameras
19 I.M. Laprake Qendra Ditore Arameras
20 X.B. Laprake Qendra Ditore Arameras
21 E.D. Rr.Elbasanit Qendra Ditore Arameras
22 B.N. Institut Qendra Ditore Arameras
23 E.B. Kamez Qendra Ditore Arameras

Transporti me destinacion si meposhte:

TIRANË – ARRAMERAS Nisja nga Tirana ora 07:45.

(*Arritja në destinacion duhet të jetë para orës 09:00.)

ARRAMERAS-TIRANË –Nisja nga Arramerasi ora 14:30

Për ofrimin e këtij shërbimi Caritas Shqiptar fton të gjitha kompanitë që kanë si objekt veprimatrie Transportin e udhëtarëve që të paraqesin interesin e tyre para datës 03/01/2019, duke paraqitur ofertat finaciare dhe dokumentat plotësuese të mbyllura në zarf.

 MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER

Hartimi i ofertës

Hartimi i ofertës do të bëhet në sistemin e dy zarfave.

  1. Në zarfin me emërtim Specifikimet Teknike do të përfshihen dokumentat si mëposhtë:
  • Ekstrakt historik i subjektit.
  • Vërtetimet e mbi gjendjen gjyqësore.
  • Vërtetim mbi përmbushjen e specifikimeve teknike.
  • Licencë për ushtrim aktiviteti.
  • Dokumentat Plotesuese që lidhen me objektin e prokurimit (foto, katalogje, etj).
    • Fotografi të mjeteve;

*Për mjetet që shënohen në regjistrat publik, nëse janë me qira, duhet të paraqitet edhe kontrata.

  1. Në zarfin me emërtim Oferta Financiare do të përfshihën dokumentat si mëposhtë:
  • Formulari i Ofertës, plotësuar sipas Aneksit RFQ. Oferta e transportit duhet të shprehet në ditë.

Subjektet duhet të dorëzojnë dorazi, vetëm ofertën origjinale të futur në zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:

“Ofertë për kryerjen e shërbimit të: Transporti i personave me aftësi të kufizuar intelektuale; RFP-03-SH-19”

Caritas Shqiptar

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327

 

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet. Caritas Shqiptar mundet, në diskrecionin e saj, të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar me shkrim të gjitha kompanitë ose duke bërë publik njoftimin për shtyrje afati.

Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lek), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshiret TVSH ose jo.

Gjithe dokumentacioni i ofertes duhet te pergatitet ne gjuhen shqipe.

Kriteret e përzgjedhjes

Kriteret/Formula e vlërsimit

Komisioni i vlerësimit do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse  kompania është e përshtatshme në lidhje me kërkesat e paraqitura nga Caritas Shqiptar. Për të gjithë ofruesit që do të kalojnë vlerësimin e dokumentacioneve të specifikimeve teknike do të shikohen ofertat financiare.

Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e Ofertes Ekonomike më të favorshme.  Ofertat të cilat nuk janë të plotësuara me dokumentacionin përkatës mund të skualifikohen për mungesë dokumentacioni.

Dokumentat Plotësues do të vlerësohen me sistemin e pikëzimit ku çdo dokument do ketë vlerën e 2 (dy) pikëve.

Formula e vlerësimit të Ofertës më Ekonomike (Oe) do të jetë si mëposhtë:

 Oe = P + Fp + Ep + Dp

Ku:

  • P = Çmimi x 50%
  • Fp = Flota x 20%
  • Ep = Eksperience Pune x 20%
  • Dp = Dokumentat Plotesues x 10%
Kriteri i Vlerësimit Pikët
Eksperiencë Pune:
1.     0-1 Vite 3 Pikë
2.     2-5 Vite 6 Pikë
3.     5+  Vite 10 Pikë
Flota e Disponueshme:
1.     0-1 Automjete 3 Pikë
2.     2-5 Automjete 6 Pikë
3.     5+ Automjete 10 Pikë
Dokumentat Plotësues:
1.     Fotografi të mjeteve 5 Pikë

 

Kriteri i çmimit do të vlerësohet sipas çmimit më të ulët dhe renditja do të bëhet me një diferencë prej 2 (dy) pikësh përkatësisht si mëposhtë:

Oferta më e ulët (Vendi i parë) 10 Pikë
Oferta e dytë më e ulët (Vendi i dytë) 8 Pikë
Oferta e tretë më e ulët (Vendi i tretë) 6 Pikë
Oferta e katërt më e ulët (Vendi i katërt) 4 Pikë
Oferta e pestë më e ulët (Vendi i pestë) 2 Pikë

 

Nga vendi i gjashtë e në vazhdim, oferta financiare do të ketë vlerën e 1 (një) pikë.

*Preferohet që mjetet motorrike të cilët do të kryejnë shërbimin e sipërpërmendur të kenë një përshtatshmëri të sigurisë për persona PAK.