Tiranë me 04/06/2021

OBJEKT:                                                                                                                  Thirrje për pjesëmarrje në tender

Të nderuar Z./Znj.

Caritas-i Shqiptar është një organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave dhe Programi i Shërbimeve Doganore. Duke përdorur rrjetin unik të famullive, kishave katolike shqiptare dhe komuniteteve fetare.

Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.

 

Misioni

Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

 

Parimet dhe Vlerat  

                                                                                                  • Respektimi i të drejtave të njeriut                                                • Drejtësia sociale
• Respektimi i dinjitetit njerëzor                                                     • Paqja
• Përfshirja e vullnetarëve                                                                 • Respektimi i kulturës dhe diversitetit
• Të njëjtë dhe të barabartë                                                               • Solidaritet


Autoritet Prokurues:                            Caritas Shqiptar

Objekti i Tenderit:                                Ushqim i ngrohtë dhe akomodim, Kukës

Nr. i Referencës:                                   RFP-08-AT-21

Lloji i Procedurës:                                Kërkesë për ofertë (RFP)

Data e Njoftimit të tenderit:               04/06/2021

Data e mbylljes së njoftimit:              18/06/2021 Ora: 12:00

Kohëzgjatja e kontratës:                       1 (një) vit


CARITAS SHQIPTAR KËRKON:

Të ofrojë shërbimin e ushqimit të ngrohtë si dhe akomodim për refugjatët dhe azilkërkuesit në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Kukës. Për të realizuar këtë shërbim, ftohen të gjitha kompanitë që kanë si objekt veprimtarie aktivitetin e kërkuar, të paraqesin interesin e tyre para datës 18/06/2021, duke dorëzuar ofertën finaciare dhe dokumentat plotësues të mbyllura në zarf.

 

MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER

Hartimi i ofertës

Hartimi i ofertës do të bëhet në sistemin e dy zarfave.

1. Në zarfin e parë me mbishkrim “Specifikimet Teknike” do të përfshihen dokumentat si mëposhtë:

  • Ekstrakt historik i subjektit
  • Vërtetimet e kërkuara në Aneks D
  • Formulari i plotësuar sipas formatit Propozim Oferte (Ju lutem t’i referoheni edhe dokumentit Termat e Referencës per plotesimin e dokumentit Propozim Oferte). 

2. Në zarfin e dytë me mbishkrim “Oferta Financiare” do të përfshihën dokumentat si mëposhtë:

  • Formulari i Ofertës, plotësuar sipas Aneks RFQ. (Bashkëngjitur kësaj thirrje do gjeni edhe Menu për secilin vakt ku duhet të referoheni për plotësimin e ofertës financiare). 

Subjektet duhet të dorëzojnë dorazi, vetëm ofertën origjinale të futur në një zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:

 

“Ofertë për Ushqim i ngrohtë dhe akomodim, Kukës; RFP-08-AT-21”

Caritas Shqiptar

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4223 0088; Fax: + 355 4223 4327

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet. Caritas Shqiptar mundet të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar me shkrim të gjitha kompanitë pjesëmarrëse ose duke bërë publik njoftimin për shtyrje afati.

Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lekë), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshihet TVSH ose jo.

Gjithë dokumentacioni i ofertës duhet të përgatitet në gjuhën shqipe.

Çdo gabim në formulimin e ofertës do të shqyrtohet nga komisionet dhe nëse vlerësohet si e nevojshme do kontaktohet subjekti për sqarime të mëtejshme.

Për çdo paqartësi në plotësimin e ofertës mund të kontaktoni në caritasalbania@caritasalbania.org ose a.leka@caritasalbania.org

 

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Kriteret/Formula e vlërsimit

Komisioni i vlerësimit do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse kompania është e përshtatshme në lidhje me kërkesat e paraqitura nga Caritas Shqiptar. Për të gjithë ofruesit që do të kalojnë vlerësimin e dokumentacioneve të specifikimeve teknike do të shikohen ofertat financiare.

Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e Ofertës Ekonomike më të favorshme.  Ofertat të cilat nuk janë të plotësuara me dokumentacionin përkatës mund të skualifikohen për mungesë dokumentacioni.

Formula e vlerësimit të Ofertës më Ekonomike (Oe) do të jetë si mëposhtë:

Oe = P + S + T

Ku:

P = Çmimi x 40%                     S = Transporti në ambjentet e kërkuara x 40%                     T = Koha për dorëzimin e mallit x 20%

 

Kriteri i Vlerësimit Pikët
Koha për dorëzimin e mallit:
1.      0-1 Orë 10 Pikë
2.      1-3 Orë 6 Pikë
3.      3+ Orë 2 Pikë
Transporti në ambjentet e kërkuara:
1.      Po 10 Pikë
2.      Jo 0 Pikë

 

Kriteri i çmimit do të vlerësohet sipas çmimit më të ulët dhe renditja do të bëhet me një diferencë prej 2 (dy) pikësh përkatësisht si mëposhtë:

Oferta më e ulët (Vendi i parë) 10 Pikë
Oferta e dytë më e ulët (Vendi i dytë) 8 Pikë
Oferta e tretë më e ulët (Vendi i tretë) 6 Pikë
Oferta e katërt më e ulët (Vendi i katërt) 4 Pikë
Oferta e pestë më e ulët (Vendi i pestë) 2 Pikë

Nga vendi i gjashtë e në vazhdim, oferta financiare do të ketë vlerën e 1 (një) pikë.