Tiranë me 07/11/2022

OBJEKT: Thirrje për pjesëmarrje në tender – Ushqim i Ngrohtë

Të nderuar Z./Znj.

Caritas Shqiptar është një organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave dhe Programi i Shërbimeve Doganore, duke përdorur rrjetin unik të famullive, Kishave Katolike Shqiptare dhe komuniteteve fetare.

Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas Shqiptar dhe ata janë: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.

 

Misioni 

Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

 

Parimet dhe Vlerat 

 

• Respektimi i të drejtave të njeriut                           • Drejtësia Sociale
• Respektimi i dinjitetit njerëzor                                • Paqja

• Përfshirja e vullnetarëve                                            • Respektimi i kulturës dhe diversitetit
• Të njëjtë dhe të barabartë                                          • Solidaritet


Autoritet Prokurues:                           Caritas Shqiptar

Objekti i Tenderit:                              “Ushqim i ngrohtë”

Nr. i Referencës:                                 RFP-UN-ESAK-22

Lloji i Procedurës:                              Kërkesë për Propozim (RFP)

Data e Njoftimit të tenderit:               07/11/2022

Data e mbylljes së njoftimit:             21/11/2022 Ora: 16:00

Kohëzgjatja e kontratës:                     7 (shtatë) muaj


Caritas Shqiptar, në kuadër të projektit me titull “Take Care” me donator Ministrinë e Çështjeve Sociale Austriake, kërkon të ofrojë shërbimin e ushqimit të ngrohtë për disa të moshuar në Njësinë Administrative nr. 1 në Tiranë. Adresat specifike për shpërndarjen e vakteve ushqimore mund t’i gjeni në dokumentin Termat e Referencës (Kliko për të shkarkuar dokumentin)

Për ofrimin e këtij shërbimi, ftohen të gjitha kompanitë/subjektet që kanë si objekt veprimtarie shërbimin e kërkuar që të paraqesin ofertat e tyre para datës 21 Nëntor 2022 ora 16:00.

 

MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER

Hartimi i ofertës

Hartimi i ofertës do të bëhet me sistemin e dy zarfave.

1. Në zarfin e parë do të përfshihen dokumentat si mëposhtë:

2. Në zarfin e dytë do të përfshihën dokumentat si mëposhtë:

 

Subjektet duhet të dorëzojnë dorazi, vetëm ofertën origjinale të futur në një zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:

“Ofertë për Ushqim i ngrohtë; RFP-UN-ESAK -22” 

Caritas Shqiptar 

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327 

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet.

Caritas Shqiptar mund të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar me shkrim të gjitha kompanitë ose duke bërë publik njoftimin për shtyrje afati.

Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lekë), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshihet TVSH ose jo.

Gjithë dokumentacioni i ofertës duhet të pergatitet në gjuhën shqipe.

 

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Kushtet e Përgjithshme Të Pranimit/Kualifikimit

Ofertuesi duhet:

  • Të jetë i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe ka në fushën e veprimtarisë shërbimin që kërkohet;
  • Të zotëroje liçencë për ushtrim aktiviteti;
  • Të paraqesë propozimin e ofertës sipas formatit Propozim Oferte;
  • Të paraqesë deklaratën sipas formatit Aneks D.

Formula e vlerësimit 

Komisioni i vlerësimit do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse kompania është e përshtatshme në lidhje me kërkesat e paraqitura nga Caritas Shqiptar. Për të gjithë ofruesit që do të kalojnë vlerësimin e dokumentacioneve të specifikimeve teknike, do të shikohen ofertat financiare.

Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e Ofertës Ekonomike më të favorshme.

Ofertat të cilat nuk janë të plotësuara me dokumentacionin përkatës do të skualifikohen për mungesë dokumentacioni.

Dokumentat Teknike do të vlerësohen me sistemin e pikëzimit sipas formulës së përcaktuar.

Formula e vlerësimit të Ofertës më Ekonomike (Oe) do të jetë si mëposhtë:

Oe = P + Po + E 

Ku:

• P = Çmimi 40 Pikë                                    • Po = Propozim Oferte 50 Pikë                                    • E = Eksperiencë Pune 10 Pikë

Kriteri i Çmimit do të vlerësohet sipas çmimit më të ulët dhe renditja do të bëhet me një diferencë prej 10 pikësh përkatësisht si mëposhtë:

I.           Oferta më e ulët (Vendi i parë)

40 Pikë

II.         Oferta e dytë më e ulët (Vendi i dytë)

30 Pikë

III.       Oferta e tretë më e ulët (Vendi i tretë)

20 Pikë

IV.       Oferta e tretë më e ulët (Vendi i katërt)

10 Pikë

* Shënim: Nga vendi i pestë e në vazhdim, oferta financiare do të ketë vlerën e 5 Pikëve.

 

Kriteri i Propozim Oferte do të vlerësohet në bazë të menusë më të mirë të ofruar dhe renditja do të bëhet me një diferencë prej 10 pikësh përkatësisht si mëposhtë:

 I.        Propozimi më i mirë (Vendi i parë)

50 Pikë

 II.      Propozimi i dytë më i mirë (Vendi i dytë)

40 Pikë

III.     Propozimi i tretë më i mirë (Vendi i tretë)

30 Pikë

IV.     Propozimi i katërt më i mirë (Vendi i katërt)

20 Pikë

* Shënim: Nga vendi i pestë e në vazhdim, oferta financiare do të ketë vlerën e 10 Pikëve. 

 

Kriteri i Eksperiencës në Punë do të vlerësohet në bazë të viteve që subjekti/kompania ka në treg dhe renditja do të bëhet përkatësisht si mëposhtë:

 
I.              10 + Vite

10 Pikë

II.            5 – 10 Vite

6 Pikë

III.          3 – 5 Vite

2 Pikë

* Shënim: Subjektet që kanë më pak se 3 vite pune do të vlerësohen me 1 Pikë.