Caritas Serbia me partnerët e vet ka kënaqësinë të bëjë të ditur hapjen  e një thirrjeje për propozime për organizatat e shoqërisë civile me synim nxitjen e përfshirjes sociale të personave me aftësi të kufizuara përmes procesit të nënfinancimit, duke  ofruar 40 grante të vogla për OSHC nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova* (8 grante për secilin vend), në shumën prej 5,000 deri në 8.250 EUR për grant. Kohëzgjatja e parashikuar e projektit është nga 9 deri në 18 muaj.
Një përshkrim të plotë të thirrjes , së bashku me formularët e aplikimit, mund ta gjeni në lidhjet e mëposhtme: 

Udhëzime për thirrjet për propozime:

Formulari i aplikimit 1
Formulari i aplikimit 2 (për bizneset sociale)

Deklarata e aplikuesit 
Deklarata e partnerit

Sesionet informative
Për aplikuesit potencialë do të organizohet nga partnerët e projektit një session informativ online, në formë webinaresh me kohëzgjatje deri në një orë.
Sesionet e para do të zhvillohen në të pesë vendet e Ballkanit Perëndimor në gjuhët zyrtare përkatëse.
Për Republikën e Shqipërisë, sesioni do të mbahet më datë 15 tetor 2020 në orën 10:00 në platformën Zoom.

Për më shumë informacione, jeni të lutur të vizitoni:

www.projectsocieties.org
https://projectsocieties.org/call-for-proposals-grants-for-civil-society-organizations/