Tiranë me 14.08.2018
OBJEKTI: THIRRJE PËR TENDER – AUDITIM PROJEKTI
Te nderuar Z./Znj.
Caritas-i Shqiptar është një organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.
Që nga viti 1994, Caritas-i Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.
Caritas-i Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.
Caritas-i Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave dhe Programi i Shërbimeve Doganore. Duke përdorur rrjetin unik të famullive, kishave katolike shqiptare dhe komuniteteve fetare.
Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.
Misioni
Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.
Parimet dhe Vlerat
- Respektimi i të drejtave të njeriut
- Respektimi I dinjitetit njerëzor
- Respektimi kulturës dhe diversitetit
- Të njëjtë dhe të barabarte
- Solidaritet
- Përfshirja e vullnetarëve
Caritas Shqiptar ne kuader te vizionit dhe misionit po implementon PROJEKTIN INCLUSION në tre zona të shqipërisë : Lezhë, Laç dhe Laç-Vau i Dejës -Shkodër.
Projekti ka si qëllim kryesor :
Të kontribuojë në zbatimin e Planit Kombëtar Shqipetar të Veprimit 2016-2020 për Personat me Aftësi të Kufizuar (PAK) duke promovuar dhe monitoruar të drejtat e PAK në mënyrë gjithëpërfshirëse, të vazhdueshme, të qëndrueshme dhe duke rritur vetëpërfaqësimin.
Kohezgjatja e projektit është : 01/09/2017-31/08/2020
Kosto Totale e projektit: EUR 300,000.00 nga të cilat Kosto direkte EUR 267,860.00 dhe kosto indirekte EUR 32,140.00
CARITAS SHQIPTAR BAZUAR NË KONTRATËN E GRANTIT PËR PROJEKTIN INCLUSION MIDIS AGJESNISË AUSTRIAKE (ADA) DHE CARITAS AUSTRIA
KËRKON:
TË AUDITOJË PROJEKTIN INCLUSION, DHE PËR KËTË FTON TË GJITHA KOMPANITË E AUDITIMEVE TË PARAQESIN INTERESIN E TYRE PARA DATËS 31/08/2018, DUKE PARAQITUR OFERTAT FINACIARE DHE DOKUMENTAT PLOTËSUES TË MBYLLURA NË ZARF.
Auditimi i projektit do të zhvillohet një herë në vit për një periudhë 3-vjeçare (2017-2020). Raporti duhet të dorëzohet ne dy gjyhë, Shqip dhe Anglisht.
MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER
Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj dorazi me vulë dhe emërtimin “Ofertë për auditim Projekti” si dhe gjithë dokumentacionin plotësues deri me datë 31/08/2018 ora 14:00 në adresën e mëposhteme:
Caritas Shqiptar
Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327. Tiranë
Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet. Caritas Shqiptar mundet, në diskrecionin e saj, të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e Ofertave, duke njoftuar me shkrim të gjitha kompanitë.
Dokumentacioni i nevojitur për aplikim
- Oferta Financiare / Çmimi duke përfshirë të gjitha taksat/TVSH si dhe të gjithë shpenzimet e tjera që lidhen me këtë shërbim.
- Antarësimi në IFAC
- Kualifikimi dhe çertifikimi i punonjësve të propozuar për të zhvilluar auditimin.
- Prezatim i shkurter i eksperiencës së kompanisë tuaj në veçanti në auditime të organizatave jofitimprurëse dhe menaxhimit të projekteve.
Kriteret e vlërsimit
Komisioni i vlerësimit do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse eksperienca e kompanisë është e përshtatshme në lidhje me kërkesat e paraqitura nga Caritas Shqiptar. Për të gjithë ofruesit që do të kalojnë vlerësimin dokumentacioneve plotësuese do të shikohen ofertat financiare.
Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e çmimit më të ulët.
Ofertat të cilat nuk janë të plotësuara me dokumentacionin përkatës do të skualifikohen për mungesë dokumentacioni.