Programi YourJob vazhdon të zbatohet me sukses dhe po ndikon pozitivisht tek të rinjtë e Kosovës, pa dallim.

Ne vazhdojmë të punojmë me kujdes me kandidatët që vijnë nga komunitete të ndryshme (shqiptarë, romë, egjiptianë) në të gjitha komunat. Nuk ka dallim. Të gjithë kandidatët i shohim me të njëjtin sy.

Gjatë aktiviteteve të programit YourJob, pas disa takimeve këshillimore individuale dhe në grup, bazuar në kritere të tilla si mosha, gjendja ekonomike, niveli i arsimit, etj., një kandidate e komunitetit rom filloi praktikën në muajin shkurt në organizatën jo-qeveritare “Doku fest”, në komunën e Prizrenit. 

Kjo vajzë do bëjë punë praktike për katër muaj me radhë dhe më pas, në varësi të punës që do të bëjë, do ti jepet hapësira të vazhdojë të punojë me kontratë pune në këtë organizatë për të paktën gjashtë muaj. Pas kësaj, ajo do të jetë e përgatitur personalisht, profesionalisht dhe sigurisht do të jetë gati për tregun e punës.

Nxisim të rinjtë e moshës 15-30 vjeç të bëhen pjesë e këtij projekti dhe të përfitojnë nga këto mundësi që i ndihmojnë për karrierën dhe tregun e punës.