Thirrje për pjesëmarrje në tender

Thirrje për pjesëmarrje në tender

 

Tiranë me 21/01/2019

 

OBJEKT:                                      Thirrje për pjesëmarrje në tender.

Të nderuar Z./Znj.

Caritas-i Shqiptar është një organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave dhe Programi i Shërbimeve Doganore. Duke përdorur rrjetin unik të famullive, kishave katolike shqiptare dhe komuniteteve fetare.

Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.

 

Misioni

Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

 

Parimet dhe Vlerat

  • Respektimi i të drejtave të njeriut
  • Respektimi i dinjitetit njerëzor
  • Respektimi kulturës dhe diversitetit
  • Të njëjtë dhe të barabartë
  • Solidaritet
  • Përfshirja e vullnetarëve

 

Autoritet Prokurues:              Caritas Shqiptar

Objekti i Tenderit:                 Transporti i refugjatëve dhe azilkërkuesve

Nr. i Referencës:                    RFP-01-AT-19

Lloji i Procedurës:                 Kërkesë për Propozim (RFP)

Data e Njoftimit të tenderit:  21/01/2019

Data e mbylljes së njoftimit: 18/02/2019  Ora: 12:00

Kohëzgjatja e kontratës:        31/12/2019

 

 

CARITAS SHQIPTAR KËRKON:

Transportin e refugjatëve dhe azilkërkuesve në destinacionet si më poshtë:

Gjirokastër

  1. PKK Kakavije, Gjirokastër – DRKM Gjirokaster
  2. PKK Tre Urat, Gjirokastër – DRKM Gjirokaster.
  3. PKK Qafe Bote, Sarandë – Komisariati i Policisë së Kufirit, Sarandë.
  4. Komisariati i Policisë së Kufirit, Sarandë – Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit Babrru, Tiranë.
  5. DRKM Gjirokastër – Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit Babrru, Tiranë.
  6. PKK Kakavije, Gjirokastër – Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit Babrru, Tiranë.

Korçë

  1. PKK Kapshitcë – DRKM Korçë.
  2. DRKM Korçë – DRKM Gjirokastër
  3. DRKM Korçë – Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit Babrru, Tiranë.
  4. PKK Kapshitcë – Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit Babrru, Tiranë.

Tiranë

  1. DRKM Tiranë – Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit Babrru, Tiranë.
  2. DRKM Tiranë – DRKM Gjirokastër.

Shkodër

  1. PKK Hani Hotit – DRKM Shkodër.
  2. PKK Muriqan – DRKM Shkodër.
  3. DRKM Shkodër – Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit Babrru, Tiranë.

Kukës

  1. PKK Morina – DRKM Kukës
  2. DRKM Kukës – Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit Babrru, Tiranë.

 

*Shkurtimet:

PKM – Policia Kufitare dhe Migracionit

PKK – Pikë e Kalimit Kufitar

 

DKM – Departamenti i Kufirit dhe Migracionit

DRKM – Drejtori Rajonale për Kufirin dhe Migracionin

 

Për ofrimin e këtij shërbimi Caritas Shqiptar fton të gjitha kompanitë që kanë si objekt veprimatrie Transportin e udhëtarëve që të paraqesin interesin e tyre para datës 18/02/2019, duke paraqitur ofertat finaciare dhe dokumentat plotësuese të mbyllura në zarf.

 

MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER

  1. Hartimi i ofertës

Hartimi i ofertës do të bëhet në sistemin e dy zarfave.

  • zarfin e parë do të përfshihen dokumentat si mëposhtë:
  • Ekstrakt historik i subjektit.
  • Vërtetimet e kërkuara në Aneks D.
  • Licencë për ushtrim aktiviteti.
  • Dokumentat që lidhen me objektin e prokurimit (foto, katalogje, etj).
  • Çertifikatën e kontrollit teknik të mjeteve rrugore, të lëshuar në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  • Leje qarkullimi për secilin mjet;
  • Policën e sigurimit vjetor për periudhen e ofrimit të shërbimit;
  • Fotografi të mjeteve;
  • Taksën e rregjistrimit të mjetit.

*Për mjetet që shënohen në regjistrat publik, nëse janë me qira, duhet të paraqitet edhe kontrata.

1.2. Në zarfin e dytë do të përfshihën dokumentat si mëposhtë:

  • Formulari i Ofertës, plotësuar sipas Aneks RFQ.

 

  1. Subjektet duhet të dorëzojnë dorazi, vetëm ofertën origjinale të futur në një zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:

“Ofertë për kryerjen e shërbimit të Transporti i refugjatëve dhe azilkërkuesve; RFP-01-AT-19”

 

Caritas Shqiptar

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet. Caritas Shqiptar mundet, në diskrecionin e saj, të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar me shkrim të gjitha kompanitë ose duke bërë publik njoftimin për shtyrje afati.

Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lek), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshihet TVSH ose jo.

Gjithë dokumentacioni i ofertës duhet të pergatitet në gjuhën shqipe.

 

Kriteret e përzgjedhjes

Kriteret/Formula e vlërsimit

Komisioni i vlerësimit do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse  kompania është e përshtatshme në lidhje me kërkesat e paraqitura nga Caritas Shqiptar. Për të gjithë ofruesit që do të kalojnë vlerësimin e dokumentacioneve të specifikimeve teknike do të shikohen ofertat financiare.

Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e Ofertës Ekonomike më të favorshme.  Ofertat të cilat nuk janë të plotësuara me dokumentacionin përkatës mund të skualifikohen për mungesë dokumentacioni.

Dokumentacioni i domosdoshëm për të kaluar vlerësimin pass/fail janë tre pikat e para të Specifikimeve Teknike si dhe Oferta Financiare.

Dokumentat Plotësues do të vlerësohen me sistemin e pikëzimit ku çdo dokument do ketë vlerën e 2 (dy) pikëve.

 

Formula e vlerësimit të Ofertës më Ekonomike (Oe) do të jetë si mëposhtë:

Oe = P + Fp + Ep + Dp

Ku:

  • P = Çmimi x 40%
  • Fp = Flota x 20%
  • Ep = Eksperience Pune x 20%
  • Dp = Dokumentat Plotesues x 20%

 

Kriteri i Vlerësimit Pikët
Eksperiencë Pune:
1.     0-1 Vite 3 Pikë
2.     2-5 Vite 6 Pikë
3.     5+  Vite 10 Pikë
Flota e Disponueshme:
1.     0-1 Automjete 3 Pikë
2.     2-5 Automjete 6 Pikë
3.     5+  Automjete 10 Pikë
Dokumentat Plotësues:
1.     Çertifikatën e kontrollit teknik 2 Pikë
2.     Leje qarkullimi për secilin mjet 2 Pikë
3.     Policën e sigurimit vjetor 2 Pikë
4.     Fotografi të mjeteve 2 Pikë
5.     Taksën e rregjistrimit të mjetit 2 Pikë

 

Kriteri i çmimit do të vlerësohet sipas çmimit më të ulët dhe renditja do të bëhet me një diferencë prej 2 (dy) pikësh përkatësisht si mëposhtë:

Oferta më e ulët (Vendi i parë) 10 Pikë
Oferta e dytë më e ulët (Vendi i dytë) 8 Pikë
Oferta e tretë më e ulët (Vendi i tretë) 6 Pikë
Oferta e katërt më e ulët (Vendi i katërt) 4 Pikë
Oferta e pestë më e ulët (Vendi i pestë) 2 Pikë

 

Nga vendi i gjashtë e në vazhdim, oferta financiare do të ketë vlerën e 1 (një) pikë.

Caritas Shqiptar, mundet në driskrecionin e saj të kontraktojë një ose më shumë kompani për ofrimin e këtij shërbimi në varësi të linjave të transportit.

Ju lutem shkarkoni dokumentat përkatës

Annex D         Annex RFQ            RFP-01-AT-19           Termat e Referencës

2019-01-21T14:24:06+00:00