Udhëzime për Përpunimin e Web-faqeve të Aksesueshme – Standardet e aksesueshmërisë në web janë udhëzime dhe rregulla të aplikuara gjatë hartimit dhe zhvillimit të faqeve të internetit për të siguruar aksesin e tyre për personat me aftësi të kufizuara. Këto standarde përcaktojnë specifikimet teknike dhe udhëzimet për krijimin e përmbajtjes së internetit që është lehtësisht e kuptueshme, e lundrueshme dhe e përdorshme nga të gjithë, pavarësisht nga aftësitë e tyre. Këto standarde luajnë një rol kyç në sigurimin e aksesit në websajt për personat me aftësitë kufizuara dhe ndihmojnë organizatat, projektuesit dhe zhvilluesit në krijimin e përmbajtjes dixhitale të aksesueshme dhe gjithëpërfshirëse. Është e rëndësishme të theksohet se këto standarde përditësohen rregullisht për të vazhduar me përparimet teknologjike dhe kërkesat e reja të aksesueshmërisë.

SHKARKO DOKUMENTIN