VIZITË E AMBASADORIT AUSTRIAK DHE DREJTUESIT TË ADA NË NJË PREJ SIPËRMARRËSVE TË YOURJOB

 

Në pasditen e datës 27 Tetor 2023, u zhvillua një vizitë në Dajç, Shkodër nga Ambasadori Austriak në Shqipëri, Dr. Christian Steiner dhe Drejtuesi i ri i Austrian Development Agency në Shqipëri, Z. David Muckenhuber, në një prej granteve fituese të BootCamp 1.

Në këtë vizitë morën pjesë gjithashtu staf i programit YourJob Shqiperi duke shoqëruar delegacionin në biznesin e Matia Zagunit.

Matia vjen nga një familje me nivel të ulët ekonomik dhe pa mbështetje duke qenë djali i vetëm në familje pasi ai ka humbur babain para shumë vitesh dhe është detyruar të punojë që në moshë të vogël duke u bërë krahu i vetëm i punës. Ai ka qenë një prej të rinjve i cili ka spikatur për pasionin dhe talentin që kishte për bimet dhe ideja e tij e biznesit është mirëpritur që në hapat e tij të parë në BootCamp.

Gjatë kësaj vizite u vizituan serën që ka ngritur Matia me mbështetjen e YourJob por edhe sëra të tjera të ngritura me të ardhurat nga biznesi.

Ambasadori dhe Drejtuesi i ADA ne Tiranë shfaqën mjaft interes duke i drejtuar Matias pyetje të ndryshme rreth biznesit të tij, lidhjet që ai ka krijuar për të siguruar shitjet si dhe sfidat që ka hasur gjatë rrugëtimit të tij si sipërmarrës i ri.

Vizita e delegacionit Austriak, u mbyll me një takim miqësor me Famulltarin e Dajcit, Dom Gjovalin Simoni i cili është njëkohësisht Drejtori i Caritasit Dioqezan Shkodër-Pult.