Gjatë javës së fundit të muajit Prill 2023, Caritasi Shqiptar priti në një vizitë pune 1-javore, dy përfaqësuese të Secours Catholique, Caritas France, Znj. Francesca Bombi, Drejtoreshë e Departamentit për Europën dhe Azinë dhe Znj. Haifa Al Labadi, Përgjegjëse për Programet në Ballkan.

Vizita e parë në agjendën e dy përfaqësuesve të Caritas Francë, ishte takimi me Presidentin e Caritas Shqiptar, Shkëlqësinë Tij Imzot Arjan Dodaj, Drejtoreseshën e Caritas Shqiptar, Znj. Juljana Reso, Zv.Drejtoreshën Znj. Ariela Mitri si dhe drejtueset e departamenteve në Caritas Shqiptar.

Qëllimi i kësaj vizite ishte prezantimi i përfaqësueve të Secourse Catholique duke qenë të reja në detyrë, njohja me lidershipin e ri të Caritas Shqiptar si edhe për të vizituar projektet dhe realitetet e Caritas Shqiptar në terren. Një temë e rëndësishme diskutimi, ishte gjithashtu prezantimi i politikave dhe stategjisë së Caritas Shqiptar.

Programet e vizituara, ishin: YourJob dhe ELBA. Gjatë kësaj vizite u monitoruan disa nga grantet e mbështetura nga programi YourJob, si: After School Kids, Metal Art, Lani leathercraft, Bright School.

Gjithashtu u vizituan dy grante të mbështetura nga projekti ELBA: Furra e bukës “Te Mullini” dhe After School Kids “I got you” në Shkodër. Gjatë vizitës në këto dy biznese, theksi u vendos kryesisht në komponentin social të këtyre dy bizneseve dhe lidhja me shtresat e varfëra të shoqërisë.

Gjatë kësaj vizite u zhvilluan dhe takime të tjera të rëndesishme si ajo në Zyrën e Punës Shkodër me Drejtoreshën e këtij institucioni, Znj. Rozafa Zmijani në lidhje me mundësitë konkrete të bashkëpunimit dhe krijimit të sinergjive ndërmjet dy institucioneve në favor të punësimit të rinjve dhe me gjerë. Në ditët në vijim, u zhvillua një takim me drejtuesin e qendrës së kurseve profesionale Imperium Academy Z. Gezim Balashe ku kanë zhvilluar kursin e guzhinës shumë prej të rinjve të programit YourJob.

Vizita e dy përfaqësueseve të Caritas France vijoi me të tjera takime e vizita të rëndësishme në projekte të tjera të Caritas Shqiptar. E shoqëruar nga drejtuesja e Departamentit Social, dy pëfaqësueset e Secours Catholique zhvilluan një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Z. Admir Abria në lidhje me punën që zhvillohet nga Caritas Shqiptar në dy I.E.V.P Ali Dem dhe Kavaje.

Gjithashtu, një takim mjaft i rëndësishëm ishte me Znj. Klaudia Hasanllari, Drejtoresha e Qendrës për Parandalimin dhe Ri-integrimin e të miturve në konflikt me ligjin. Në kuadër të monitorimit të aktivieteve në burg, u zhvillua një tjetër vizitë në burgun e Kavajës si dhe një takim përmbyllës me Drejtoreshën e burgut të minorëve, Znj. Marinela Aliaj.