Drejtoresha e Caritas Shqiptar zhvilloi një vizitë në Institucionin e të Miturve në Kavajë. Caritas Shqiptar prej vitesh punon në këtë institucion për të lehtesuar jetesën e të rinjëve dhe për ti përgatitur ata për ri – integrimin në shoqëri.

Drejtoresha e Caritas Shqiptar ka zhvilluar takim me Drejtoreshën e Institucionit Znj. Marinela Aliaj në të cilin u diskutua për situatën aktuale ne Institucion, programet që zhvillohen, bashkpunimin ndërmjet dy Institucioneve si dhe sfidat që duhet të përballin si Institucioni por dhe Caritas Shqiptar si një partner I qëndrueshëm në punën me të miturit.

Drejtoresha e Caritas Shqiptar, Znj Reso ri theksoi kujdesin dhe vëmëndjen që Caritas ka për këta të rinjë dhe vecanërisht për ri integrimin e tyre ne shoqëri me dinjitetin e duhur.

Me pas vizita ka vazhduar edhe në ambjentet e brendshme të institucionit për të parë programet por dhe për të takuar dhe biseduar me të rinjtë.

 

# Shtegu I mundësive