Your Job – financuar nga Caritas Austria

Me datë 15 Maj 2018, Caritas Shqiptar në partneritet me Yunus Social Business Albania zhvilluan një takim në Lezhë në kuadër të projektit “YOUR JOB”.

Dr. Shkëlzen Marku​, drejtor i Yunus Albania do të shoqër këta të rinj në një rrugëtim drejt formimit personal dhe profesional si dhe drejt punësimit​. Në këtë takim ​ai nxiti të rinjtë të reflektonin mbi jetën e tyre, dëshirat, idetë dhe sfidat e hasura. 

​M​orën pjesë edhe përfaqësues të Caritas Austria, të cilët financojnë këtë projekt. Në përshëndetjen e tyre ata shprehën mbështetjen e Caritas Austria për këta të rinj në rrugën drejt punësimit. Ata u njohën me një pamje të përgjithshme të projektit, prespektivat e këtij projekti në Lezhë dhe jo vetëm. Gjithashtu ata vizituan edhe një familje të një vajze pjesëmarrëse në projekt, ku u njohën më nga afër më situatën e përfituesve.