Në kuadër të projektit “YOUR JOB”, finacuar nga Caritas Austria, po zhvillohen në Lezhë kurset profesionale të kuzhinës. Rreth 30 të rinj nga zona të ndryshme të Lezhës marrin pjesë në këtë kurs në përgatitje për ndihmës kuzhinier. Kursi do të zgjasë tre muaj. Qëllimi kryesor i këtij projekti është aftësimi jetëosr dhe profesional i këtyre të rinjve, që nuk kanë patur mundësi të mëparshme.