Shkarkoni dokumentacionin e plotë:
Tiranë me 05/05/2020
NJOFTIM PËR SHTYRJE AFATI
Caritas Shqiptar me seli në rrugën “Don Bosko”, nr.4, Tiranë, Shqipëri, njofton shtyrjen e afatit të proçesit të tenderimit sipas të dhënave të mëposhtme:
Autoritet Prokurues: Caritas Shqiptar
Objekti i Tenderit: Blerje produkteve ushqimore dhe higjenike, Korçë
Nr. i Referencës: RFP-04-AT-20
Lloji i Procedurës: Kërkesë për ofertë (RFQ)
Data e shpalljes së njoftimit: 05/05/2020
Data e mbylljes së njoftimit: 12/05/2020 Ora: 14:00
Kohëzgjatja e kontratës: 1 (një) vit
Arsyeja e shtyrjes së afatit është mungesa e një oferte të vlefshme për të zhvilluar normalisht këtë proçedurë.
Duke analizuar shkaqet si dhe duke vlerësuar situatën pandemike të krijuar nga COVID – 19, komisioni i vlerësimit të ofertave të caktuar për këtë proçes tenderimi, vendosi që të bëhej ndryshimi i paraqitjes së ofertave. Këto ndryshime bëhen për të thjeshtuar sa më shumë punën e subjekteve për paraqitjen e ofertave të tyre. Ndryshimet janë përkatësisht si mëposhtë:
- Ofertat mund të dorëzohen dorazi ose me email në emailet: caritasalbania@caritasalbania.org dhe/ose a.leka@caritasalbania,org.
- Paraqitja e dokumentacionit të nevojshëm thjeshtohet. Mjafton të paraqitet vetëm formati i kërkesës për ofertë sipas formatit Aneks RFQ dhe Aneks RFQ 1.
Kliko këtu për të shkarkuar Aneks RFQ
Kliko këtu për të shkarkuar Aneks RFQ 1
Kliko këtu për të shkuar tek adresa e njoftimit fillestar.